"Ju flet Moska": Ligji i nismës për ushtrinë e Jugosllavisë së re

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për një ligj të miratuar në 5 mars. Sipas tij ky është Ligji i nismës për ushtrinë e Jugosllavisë së re.

Myftaraj: Kuvendi i Shqipërisë në datën 5 mars ka miratuar një ligj që nuk ngjalli asnjë debat në opinionin publik, madje as në sallën e parlamentit, mes qeverisëe  opozitës, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta sepse është një ligj i çuditshëm që koha do të tregojë që nuk është kaq i thjeshtë sa duket ose sa donte ta bënte qeveria.

 Është fjala për ligjin 10 të 2018, me titull për  "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit”

Që në titull ligji gënjen, fsheh një fakt që bëhet fjalë për një task forcë të mjekësisë ushtarake. Jo për një task forcë mjekësore të thjeshtë dhe kjo është gënjeshtra më e vogël. Të tjera gjëra të çuditshme janë në përmbajtjen e marrëveshjes që është ratifikuar në këtë ligj.

Marrëveshja e cila i bashkëngjitet ligjit është mes Këshillit të Ministrave dhe këtyre vendeve që janë ish-Republika Jugosllave.

Kjo është harta e plotë me të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më lart janë Kroacia dhe Sllovania që nuk duken. Pra është ish-Jugosllavia dhe Shqipëria.


Ajo që i bën gjërat shqetësuese është disa nene:

Neni 1 përkufizim: Task forca mjekësore e Ballkanit thuhet në Shqip, kurse në anglisht bëhet BMTF.

Më tutje thuhet: Taskt forca mjekësore e Ballkanit është Njësia Ushtarake Mjekësore shumëkombëshe e përbërë nga modulet mjekësore e formuar nga kontributet e palëve. Pra bëhet fjalë për një bashkim të njësiteve të mjekësisë ushtarake të ish-Jugosllavisë plus Shqipërisë.

Kjo strukturë do të ketë një  Organizata të Përhershme e cila është një organ i përhershëm në kohë paqeje i BMTF-së, përgjegjëse për organizimin dhe planifikimin e aktiviteteve të trajnimit, si dhe operacioneve të paparashikuara.

Me qëllim identifikimin, përmirësimin dhe lehtësimin e kapaciteteve operacionale mjekësore të rajonit të Ballkanit Perëndimor, qëllimi i BMTF-së është vënia në dispozicion e mbështetjes mjekësore në nivelin e Role 2 në Operacionet në Përgjigje të Krizave (CRO) në një mënyrë të qëndrueshme dhe për t’iu përgjigjur brenda një kohe të shpejtë një spektri të gjerë të situatave të ndihmës në raste të fatkeqësive rajonale. Qëllimi është mundësimi i shteteve pjesëmarrëse që të ofrojnë kapacitete kryesore në operacionet ndërkombëtare, të përmirësojnë kapacitetet e shërbimeve mjekësore kombëtare

Këtu lindin shumë pyetje.

Pse është e nevojshme që të bashkohen shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria për tju përgjigjur në mënyrë të qëndrueshme situatave në rastet e fatkeqësiave rajonale. Çfarë quhet fatkeqësi rajonale?! Si psh ndodh një fatkeqësi në Serbi dhe ka të bëjë me Shqipërinë, apo ndodh një fatkeqësi në Slloveni dhe ka të bëjë me Maqedoninë. Në rast se i përshkon një lumë këto shtete, atëhere po, por Danubi kalon sipër dhe nuk na përshkron të gjithëve.

Me qëllim përmbushjen e qëllimeve të lartpërmendura, BMTF-ja do të jetë e aftë të: marrë pjesë në misionet e mandatuara nga OKB-ja brenda fushës së miratuar të përgjegjësisë.

Çfarë do të thotë kjo?! Dmth aty ku sot shkojmë si trupa paqëruajtëse do të shkojmë si Ballkan Perëndimor.

Kjo e kapërcen shumë atë qëllimin që thuhet. Këtu pastaj ka implikime të sovranitetit. Këtu është një pikënisje e federalizmit. Këtu po inicohet federalizmi në rast ushtarak dhe po fillon nga mjekësia ushtarake.

Neni 5 thotë: BMTF-ja do të jetë një njësi mjekësore shumëkombëshe, si një kapacitet ushtarak modular i dislokueshëm, i krijuar në bazë të kapaciteteve mjekësore kombëtare ekzistuese.  

Dmth ushtritë e vendeve të Ballkanit janë bashkuar.

Ka edhe një Organizata të  Përhershme e BMTF-së (BMTF SO) është një organ i përhershëm në kohë paqeje i BMTF-së, përgjegjëse për organizimin dhe planifikimin e aktiviteteve të trajnimit, si dhe operacioneve në kohë paqeje dhe/ose operacioneve të paparashikuara të BMTF-së.

Bordi Drejtues (SB) është organi më i lartë vendimmarrës.

Struktura e detajuar dhe marrëdhëniet e komandimit të BMTF-së do të përcaktohen në Memorandumin e Mirëkuptimit ose në dokumente të tjera përkatës, që nuk dihet çfarë janë.

Në dispozitat e fundit thuhet: Shteti Pritës do të jetë depozitari i kësaj Marrëveshjeje dhe shteti pritës sipas nenit 1 është Republika e Maqedonisë.

Pra do të vendoset në Maqedoni kjo strukture.

Me vendim të Këshillit të Ministrave datë 18 mars 2015 është miratuar në parim kjo marrëveshje në në 17 prill 2015 e ka miratuar ministria e Mbrojtjes. Tani po e bëjnë ligj.

Vjet u mbajt në Trieste mbledhja për Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Tani mos po ecet paralelisht?! Pra kemi një projekt të përbashkët, kemi një traktat për energjinë elektrike dhe tani kemi dhe këtë.

EMISIONET