Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar debatin e fundit politik në lidhje me diskutimet që dy qeveritë shqiptare dhe ajo greke po bëjnë për çështje si ligji i luftës apo çështjen e kufijve.  Sipas Myftarajt nëse ligji i luftës miratohet në parlamentin grek, qeveria e Tsipras bie. 

Myftaraj: Në bisedimet e fundit që po mbahen mes qeverisë së Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbartura është ngritur edhe çështja e ligjit të luftës që eksizton mes dy vendeve për shkak se Greqia vazhdon të mbajë në fuqi një ligj të viti 1940 me rastin kur Italia sulmoi Greqinë dhe të gjithë pjesët përbërese të perandorisë Italiane duhet të detyroheshin ti shpallnin luftë Greqisë.

Dmth autoritetet kukulla që kishte vendosur italia në ato pjesët e perandorisë së saj.

Historia është e njohur, problemi është se Greqia pasi e ndjen se ka marrë shumë me varrezat e ushtarëve në territorin e saj, me kufirin detar në 12 milje e ndjen se duhet të përdorë si për këtë pilulë të hidhur për shqiptarët duhet ta ëmbëlsojë  pak me heqjen e ligjit të luftës.

Po pyetja është a po e heq vërtet Greqia ligjin e luftës?

Ministri i Jashtëm Kotzias i cili është një  njohës shumë i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i ligjislacionit thotë se ka dy mënyra për ta hequr: Me anë të parlamentit ose me anë të presidentit, ose me anë të një deklaratë të gjithë qeverisë.

Kur shpallet luftë e shpall presidenti dhe pastaj e shqyrton parlamenti.

Këtë gjë e ka bërë Greqia në 1940, këtë procedurë ka ndjekur mbreti grek iu përgjigj shpalljes së i luftës nga ana e Italisë dhe pastaj e shqyrtoi parlamenti.

Greqia është repuiblikë, ka president, por në këtë pikëpamje legjislacioni ka mbetur i njëjtë.

Kotzias dhe Tsipras kanë një problem të madh, ata duan të evitojnë kalimin e ligjit në parlament. Sepse nëse ligji i luftës kalon në parlament për tu shfuqizuar është e sigurt se bie qeveria Tsipras

Qeveria e tij përbëeht nga një aleancë afër ekstremit të majtë dhe nga një parti e vogël e Pano Kamenos, e cila është një parti e djathtë afërsisht shkon tek ekstremi i djathtë.

Kamenos nuk mund ti bindë 10 deputetë të tij të votojnë për  shfuqizimin e ligjit të luftës pasi ata duan Vorio Epirin. E shikojnë ligjin e luftës si një levë historike.

Nëse ligji i luftës nuk votohet në parlamentin grek dhe nuk shfuqizohet nga parlamenti grek ai realisht nuk hiqet. Tsipras duket se po kërkon të bëjë një lojë që e ka bërë Micotaqis në vitin 1985, dhe bëri bujë të madhe deklarata në Shqipëri që u hoq ligji i luftës, por doli  më pas që ligji i luftës ishte në fuqi. Këtë e ka pohuar në 1999 zyrtarisht edhe qeveria greke në një letër që Ministria e Jashtme e Greqisë i dërgon ambasadës tonë në Athinë.

Pra nëse do thuhet që qeveria shfuqizon ligjet kjo është një gënjështër që dikur Ramiz Alia e hëngri sepse i interesonte nga ana propagandistike.

Por e njëjta lojë nuk mund të bëhet dy herë. Çështja është paketa do të shkojë si pako, pra varrezat, kufiri detar dhe ligji i luftës?

Çështja është dhe dikur tjetër. Nëse ne jemi përgjegjës se trupat italiane hynë ngë Greqi nga Shqipëria, pra nuk është për të njëjtën arsye përgjegjëse Greqia që trupat gjermane hynë në Shqipëria nga Greqia.

Në Greqi kishte një kufi, kishte një postë kufitare dhe ata ngritën traun e doganës kaloi ushtria gjermane dhe hyri në Shqipëri. Diçka duhet tu kërkojë qeveria shqiptare të thonë dhe ata për 1943, kemi 1940, por kemi edhe 1943.

Por kryeministri Rama ka thënë edhe dicka interesante qe qeveria greke do të miratojë protokollin e Firences që të njohë kufirin shqiptaro-grek se Greqia nuk e njeh kufirin e sotëm që kemi.

E njëh në praktikë, por protokolli i Firences që përmend Rama është i nënshkruar nga fuqitë e madhë në vitin 1926 ku bëhej delimitimi i kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe Jugosllavisë në anën tjetër. Kufiri detar nuk ishte bërë në atë kohë, bëhet fjalë për kufirin tokësor.

Problemi është se protokollin e Firences e bënë ato vende që ishin ekuivalenti i sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Problemi është se sipas Kushtetutës së asaj kohë të Shqipërisë dhe Greqisë, sipas Kushtetutës së sotme të Shqipërisë dhe Greqisë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me territorin miratohen nga parlamenti. Protokolli i Firences është një marrëveshje ndërkombëtare, prandaj nuk mund të bëhen gjërat sic thotë Rama. Rama e di shumë mirë që protokollin e Firences duhet ta miratojë parlamenti grek. Por kryeministri Rama e di shumë mirë ashtu si në rastin e kufijve detare, që Tsipras nuk i ka votat për të miratuar protokollin e Firences sepse do dalin kundër grekët e djathtë të pavarur që quhen e aleatit në qeverisje. Pra Rama kërkon ta shpëtojë Tsiprasin duke i bërë një nder të madh, që Tsipras të marrë të gjitha ato që do varrezat, kufirin detar me 12 milje që nuk e ëndërronin as Karamalis me Dora Bakojanis që erdhë në 2009, dhe në anënë tjetër të mos japë as ato gjera që premton se po jep dhe që Rama i thotë Shqipëtarëve se po i merr.

Zoti Rama duhet të na japë ligjin e luftës të shfuqizuar në parlamentin grek, të gjitha të tjerat janë përrall. Edhe Protokollin e Firences që e ka shqetësim duhet të vijë i miratuar nga parlamenti grek.


/Ora News.tv/