"Ju Flet Moska": Kur studentët sillen si profesorë të stabilitetit?!

"Ju Flet Moska": Kur studentët sillen si profesorë të

Në qendër të rubrikës "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar protestën e studentëve. Sipas tij, kur studentët shqiptarë sillen si profesorë të katedrave që merren me studimin e stabilitetit në shoqëri e më gjëra, ka dicka të rremë në protestë, ose është dikush që i manipulon në mënyrë shumë dinake.

Kastriot Myftaraj: Kur njeriu sjell ndërmend protestat studentore të mbajtura në 2010 në Angli, protesta që mbaheshin për të njëjtin motiv si këto që mbahen në Tiranë, për tarifat e mësimdhënies, apo edhe protestat e mbajtur nga studentët italianë, për të mos folur për protestat e studentëve spanjolle e greke.

Pra kur bëhet krahasimi i këtyre protestave duket sikur nga protestat studentore shqiptare, të sotme nuk marrin pjesë studentë, por profesorë, madje profesorë të stabilitetit të shtetit, të shoqërisë, të rajonit.

Kur shikon njeriu një student anglez, që sa i përgjegjshëm dhe si sillet në shoqëri, imagjinoni që ky njeri në protesta ka sjelljen që ka.

I mbaj mend ato protestat në 2010, përleshjet me policinë, ato përplasjet, falakadanët, të cilët tani janë kthyer në një ritual urban për të shprehur atë dhunën që grumbullon individi nga padrejtësia që i bëhet.

Studentët përballë një policie me pajisje për të kontrolluar këtë dhunë, kështu ndodh në Angli, Francë, Itali.

A thua se ne jemi kaq të qytetaruar sa studentët tanë kanë arritur në një nivel qytetarimi sa nuk ka asnjë përplasje me policinë, sic ndodh me kolegët e tyre në Europë?!

Ajo që mund të quhet dhunë e përplasjes së studentëve me policinë sjell një efekt çlirues, çlirohen ata shpirtrat e nxehur që kanë akumuluar zemërim.

Nuk është se destabilizohet Shqipëria, sepse nuk janë studentët me policinë 2 orë apo 3 orë. Nuk është se ndodh ndonjëgjë nëse kemi një polici të pajisur për tu përballuar me situata të tilla, sic na është thënë shpesh herë nga krerët e policisë së shtetit.

Kjo polici duhet të jetë e përgatitur dhe për këto rituale urbane, sepse kur bëhen protesta të tilla kur studentët shqiptarë sillen sikur të ishtë ndonjë protestë e klerikëve. Aq më tepër kur kryeministri u flet studentëve me një gjuhë provokuese. Kjo studentët në vend t'i acarojë i bën akoma më të përgjegjshëm. Pra kemi një kryeministër të papërgjegjshëm përballë studentëve super të përgjegjshëm. A mund të jetë e vërtë kjo? Llogjikisht kjo nuk mund të jetë e vërtetë.

Sado që kryeministri përpiqet të tregojë që studentët e kanë tepëruar me kërkesat e tyre, vetë mënyra arrogante si i artikulon mendimet është në dëm të atij.

Studentët shqiptarë që sot janë në protesta duhet të çlirohen nga kompleski i mos të akuzuarit si destruktivë. Dmth ata kanë frikë se edhe sikur të përpiqen të kalojnë atë gardhin e ministrisë së Arsimit do ti quajnë destruktivë.

Ne kemi parë studentë të tjerë që kanë shkuar në zyrat e kryeministrisë. Protestat në Angli, Itali.

Studentët shqiptarë duhet të shkojnë tek zyra e atij që po ju flet tek zyra e atij që po ju flet me gjuhë provokuese. Nuk ka asgjë të keqe edhe nëse bëhet ai rituali urban i përplasjes me policinë, që bëhet kudo dhe nuk mund të jenë studentët shqiptarë më të vetëpërmbajtur.

Kur studentët shqiptarë sillen si profesorë të katedrave që merren me studimin e stabilitetit nmë shoqëri e më gjëra, ka dicka të rremë në protestë, ose është dikush që i manipulon në mënyrë shumë dinake.


EMISIONET