Në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka bërë një analizë për situatën ku ndodhet sot Shqipëria. Myftaraj bëri një analogji me Amerikën e periudhës 1963-1981, kur ishte në një situatë të vështirë.

Myftaraj:  Në historinë e afërme të SHBA është një periudhë e cila nis me vrasjen e Presidentit Kenedy në 23 nëntor 1963 dhe përfundon me atentatin e dështuar ndaj presidentit regan në mars 1981. Është një periudhë rreth 18 vjeçare dhe në këtë periudhë kanë ndodhur shumë ngjarje të rënda në Amerikë. Në këtë periudhë ka ndodhur  lufta e Vietnamit, ka ndodhur kriza ekonomike, kanë ndodhur protesta të mëdha për liritë dhe të drejtat civile të popullsive me ngjyrë. Me këtë lidhet edhe vrasja e Martin Luter Kingut që ndodh në këtë periudhë, ka ndodhur kriza ekonomike, kriza e naftës etj. Pra ka qenë një periudhë e rëndë për SHBA, rreziku sovjetik etj. Rreth mesit të kësaj periudhe ka dalë një film i famshëm "Netëork" në 1976. Ky film tregon rolin që duhet të ketë media në periudha të tilla në shoqëri, kur njerëzit i duket vetja sikur po jetojnë në ferr, sikur po çmenden. Pra çfarë roli duhet të ketë media përveçse të denponcojë të gjitha ato që ndodhin. Jo rastësisht filmi ka dalë në këtë periudhë. Edhe shtetet e mëdha kanë probleme të vështira por dinë ti kalojnë.

Personazhi i këtij gazetari nuk është thjesht trillim kinematografik. Mbështet në një personazh real që pati fatin të jetë drejtues emisioni pikërisht në këtë periudhë. Personazhi është bazuar shumë tek jeta dhe karriera e Ëalter Cronkite një gazetar shumë të famshëm televiziv amëerikan në periudhën 1962-1981.

Shqipëria e sotme ndodhet në priudhën e tranzicionit prej 27 vjetësh, pasi ka qenë në firgoriferin e një diktature që kishte izoluar njerëzit nga jashtë dhe brenda. Ndodhet në një periudhë kur gjërat lëvizin shumë, por nuk njerëzit nuk e kuptojnë çfarë ndodh.

Njerëzit dëshirojnë zgjdhje, në radhë të parë ekonomike. Ky është problemi i madhe.

Në Amerikë zgjidhja erdhi nga lart, por erdhi me votën e njerëzve. Presidenti Regan pasi i mbijetoi atentatit bëri atë politikën e vet që e shpëtoi vendin nga lufta e ftohtë nga kriza ekonomike. Në Amerikë njerëzit zgjidhën një presidenti që gjeti një zgjidhje për vendin.

Në Shqipëri njerëzit kanë votuar dhe këtu kemi qeverisje legjitime, përderisa kanë morë votën e qyretarëve. Por problemi më i madh është se këtu pavarësisht se ndërrohen qeveritë (këtu shtroj pyetjen, ku po shkon Shqipëria), ishte 8 vjet Sali Berisha po vjen Rama që mesa duket do rrijë edhe ai 8 vjet së paku, por politika ekonomike mbetet e njëjtë.

Por politika ekonomike mbetet e njëjtë. Politika ekonomike që bëhet këtu është e thjeshtë nga të gjitha. Marrin taksa dhe ndihma të huaja dhe bëjmë ca ndërtime publike që të bjerë në sy, që mund të vjedhin edhe para në tendera. Këtë punë e bën pushteti qendëror këtë punë e bën dhe pushteti lokal, bashkitë aty ku kanë më shumë para dhe para ka më shumë në Tiranë. E nisi Basha kur ishte kryetar bashkie sipas modelit të dikurshëm të Ramës kur ishte me ato punët publike të mëdha spektakolare, Bulevardi i Madh shtesë e gjëra të tjera ku fitohen shumë të mëdha. Po e përsos këtë punë Veliaj.  Rama po vazhdon me atë politikën ekonomike që nuk e shpiku Berisha, e kishin dhe të tjerë njerëz që duan ta sundojnë shoqërinë. Rritja ekonomike, punësimi dhe rritja e të ardhurave mbetet në vend. Problemi është që këtu shqiptarët pikë sëpari duhet të kuptojnë atë që thotë ky gazetari amerikan. Pra duhet ti thonë vetes dhe pastaj njëri-tjetrit: Unë nuk e meritoj këtë gjë. Jo vetëm kaq, por edhe unë mund ta ndryshoj këtë gjë. Dikush mund të thotë si mund ta ndryshojmë ne?!

E kam thënë dhe më parë, mjaftojnë 10 ligje të qarta, të mira të cilat nuk duan ti bëjnë as këtë që janë në pushtet, sepse ato ligje përdoren për të futur në burg Saliun, por përdoren për të futur në burg edhe këta që janë sot. Pra kanë një pakt të heshtur që ligjet ti lënë evazive.

Nga ky emisioni në ditët në vazhdim do tju propozoj 10 ligje të shkurtra, të pastra, të qarta të cilat ju si qytetar ti kërkonni me forcë që të spastrohet në këtë vend, korrupsioni, abuzimi me ato para që janë paratë tuaja, me pasuri që është pasuria juaj. Atëhere Shqipëria do të shkojë atje ku doni ju, nuk do shkojë aty ku duan politikanët që nuk duan të shkojnë askund, sepse  vetw i kanw siguruar tw gjitha tw ardhurat e mundshme.


/Ora News.tv/