“Ju flet Moska”: Kompanitë e porcelanit që pastrojnë para nga Spanja

“Ju flet Moska”: Kompanitë e porcelanit që pastrojnë

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme skemën e pastrimit të parave nga Spanja.

Sipas tij kompani në Shqipëri që importojnë produkte hodrosanitare nga Spanja pastrojnë në vendin tonë para të krimit të organizuar ndërkombëtar, qoftë të drogës apo qënieve njerëzore.

Po sipas Myftaraj, kompanitë të vendosura kryesisht në autostradën Tiranë-Durrës, punojnë me dy bilance, duke shmangur dhe pagimin e taksave për shtetin shqiptar.

Kastriot Myftaraj: Tema e emisionit të sotëm është zbulimi i një skeme të pastrimit të parave dhe të shmangies të pagimit të taksave nga ana e kompanive që importojnë produkte hidrosanitare, porcelani etj nga Spanja. Është një histori interesante. Në autostradënn Tiranë-Durrës ka shumë kompani të cilat importojnë nga Spanja, dhe dihet që Spanja është një prodhues i madh ndërkombëtar i porcelanit, hodrosanitareve, pllakave.

Këto shoqëri kanë ndërtuar me njerëz të krimit të organizuar një skemë për të financuar këtë veprimtari me para të krimit të organizuar dhe për të siguruar të ardhura në mënyrë të kundraligjshme, duke shmangur dhe pagimin e taksave dhe duke bashkëpunuar në pastrimin e parave të pista të mafias ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve apo qënieve njerëzore. Është një skemë që ka si rezultat të saj një fenomen për të cilin cilin ka folur Rama para disa kohësh, ku tha se nuk do të pranohet më të punohet me dy bilance. Një bilanc për bankat dhe një bilanc për vete kompanitë. Në këtë rast që po flas punohet me dy bilance, dy fatura.

Skema funksionon kështu: Marrim kompaninë X. Kompania blen 100 mijë euro apo 1 mln euro mall në Spanjë nga këto lloj produktesh. Kompanisë shitëse në Spanjë i paguan 20% të vlerës paraprakisht dhe merr mallin. Pjesën tjetër ja paguan ai trafikanti që është atje, ka para dhe nuk i sjell dot në Shqipëri, 80%. Drejtoria e Doganave dhe Tatimeve mbyllin sytë, nuk mund të mos mendohet që janë bashkëpunëtore deri sa bëjnë sikur nuk e kuptojnë. Pjesën e parave që trafikanti e ka paguar në Spanjë, kompania këtu  e çon në atë adresën ku ka thënë trafikanti në Shqipëri. Në këtë mënyrë trafikanti eviton ti çojë paratë në Shqipëri përmes kanaleve bankare. Ti çojë me korrierë cash është e rrezikshme. Ka gjetur këtë mënyrë dhe kompania punon me dy fatura, një për shtetin, tjetrën për vete dhe trafikantin.

Këtë punë e bëjnë të gjitha kompanitë që merren me këtë veprimtari me Spanjën. Ma merr mendja se në këtë lojë është dhe Drejtoria e Parandalimit dhe Hetimit të Parave të Pista se nuk mund të mbyllë sytë para kësaj veprimtarie dhe ata futin duart. Marrin pjesën e tyre. Kur vinë paratë në Shqipëri, ata e dinë dhe ku shkojnë paratë që paguajnë kompanitë por trokasin në atë derë dhe bëjnë një hetim. Dikush jep %, paguan dy %. Kompania merr % e saj për këtë veprimtari që bën, ka zëvëndësuar korrierët ndërkomnëtarë të cash, që çojnë para nga njëri vend në një vend tjetër. Kompania fiton dyfish, siguron para cash për të bërë pagesën në Spanjë, nga ana tjetër shmang taksat këtu, plus që fiton një kohë të bëjë pagesën pasi ka shitur një pjesë të madhe të materialit.

Është një veprimtari që ka ëmbëlsuar shumë kompanitë por duhet të hidhërojë shumë ata që kanë detyrë të merren me mbushjen e buxhetit të shtetit, me tatime dhe taksa. Ditët në vazhdim do të jap dhe emra për këto kompanitë. Mjafton që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të kërkojë të dhëna në Spanjë për ato veprimet tregtare atje dhe e zbulon direkt të vërtetën apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

I bëj thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Tatimeve, dhe Drejtorisë së Patrimit të Parave të Pista të merren me këtë veprimtari, Krimit Ekonomik gjithashtu, Task-forcës pranë Prokurorisë. Këto kompani dhe trafikantët po bëjnë një lojë me shtetin këtu, një lojë spanjolle, para hundës së tyre po bëjnë atë vallen e famshme Flamengo. Të sqarohet kjo punë.

EMISIONET