"Ju flet Moska": Janullatos shqiptar ka shansin të jetë konstantinopolas

"Ju flet Moska": Janullatos shqiptar ka shansin të jetë

Duke e vlerësuar si një dëshirë të Peshkopit për të vdekur si shqiptar, Myftaraj adresoi dhe një pyetje: "A do ta kuptojë Janullatos rëndësinë e interesave të përbashkëta që lidhin helenizmin dhe shqiptarizimin pa prirje për të gënjyer njëri-tjetrin?"

Myftaraj: Ka krijuar një debat dektreti me të cilin Presidenti Meta i ka dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është një histori nga më të gjatat të tranzicionit të shtetit shqiptar.

Unë jam nga njerëzit që e kanë ndjekur në vazhdimësi që kur u krijua kjo histori që në 1971 dhe mund të them se sot ne që e njohim në kaq jetëgjatësi këtë histori nuk mund të themi se përjetohet njëlloj si atëherë apo më vonë. Shtetasi i një shteti i cili e quan veten ende ligjërisht që nga Lufta e Dytë Botërore në gjendje lufte me Shqipërinë kërkoi shtetësinë e shtetit me të cilin shteti i tij është në gjendje lufte.

Nga një pikëpamje e ngushtë juridike, akti i kërkimit të shtetësisë shkon në favor të shtetit që i kërkohet. Sa për pikëpamjen politike dhe fetare që ka të bëjë me Autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.

Do doja të thosha se Kryepeshkopi Anastas tani që është shtetas shqiptar dhe kjo dhuratë ju akordua në prag të Krishtlindjes në vitin e 88 të jetës së tij qartësisht është dhe një dëshirë e tij. Njerëzve nuk ju shkutohet jeta me dekrete të paktën jo në regjimin në të cilin jemi tani por duket qartësisht një dëshirë për të vdekur si shtetas shqiptar.

Por do të doja që ta konceptoja këtë emision si bashkëbisedim me kryepeshkopin Anastas tani që është edhe shqiptar nga shtetësia.

Do doja ti thosha që ndoshta tani që u bë shtetas shqiptar ka shansin që të bëhet edhe konstantinopolas. Kam përshtypjen që Kryepeshkopi e kupton dhe unë kam lexuar të gjithë publicistikën të botuar në disa libra, ka botuar shumë libra ndonëse ka shumë pak publicitet. Kam lexuar librat që ka botuar në shqip dhe anglisht.

Ai e kupton mirë se ato qëllimet e ngushta historike të kishës greke, do të shkojmë në Shqipëri dhe do bëjmë kthimin e shqiptarëve tu japim fenë dhe emrat grekë për të marrë Vorio Epirin ndoshta ngjajnë me ato betejat që bëheshin dikur në periferitë e perandorisë Bizantine kur po afrohet një rrezik shumë i madh nga lindja, rreziku otoman dhe sundimtarët bizantinë dhe kisha e tyre kërkonte të arrinte ndonjë sukses të vogël në Ballkan.

Nuk kishte vlerë sepse në fund erdhën otomanët dhe morën të gjitha territoret bizantine, Konstantinopulin, territoret greke dhe shqiptare. Sot do të doja që kryepeshkopi Anastas si shqiptar të reflektonte për një gjë. Do ti thosha pse Skëndërbeu nuk shkoi në ndihmë të Konstantinopulit kur shkoi në ndihmë të mbretit të Napolit në 1463, 10 vjet më parë në 1453 nuk shkoi në ndihmë të Konstantinopulit.Nuk është puna ishte Skëndërbeu i krishterë ortodoks apo katolik.

Është raporti historik i kësaj kishe me shqiptarët që nuk i ka kuptuar shqiptarët mirë, rëndësinë e aleancës me shqiptarët. Nuk e kuptuan patriarkët e Kostantinopulit në atë momente rëndësinë e aleancës me Skëndërbeun. E nënvlerësuan shumë në një kohë që shqiptarët kishin marrë një rol të madh në balancën e fuqisë europiane në atë kohë për përballimin e agresionit osman. Sot që flasim Kostantinopuli dhe Smirna që sot quhen Stamboll dhe Izmir mund të bëhen në shekullin e 21 në përvjetorin e rënies së tyre Athina dhe Selaniku për shkak se në Ballkan është projektuar, është në ekspasion fuqia neotomane.

Por edhe dyndjet që vinë nga vendet arabe, Greqia është porta hyrëse, rrugëkalim për shkaqe gjeografike dhe lind pyetja. Dikush me autoritet nga kisha ortodokse a do ta kuptojë nevojën e aleancës me shqiptarët dhe shqiptarizmin që historikisht është formuar ashtu si lenizmi modern në luftrat kundër dyndjes osmane, dyndjeve nga bota arabe?

 A do të ngrihet në lartësi kryepeshkopi Anastas që të kuuptohet me një gjuhë diplomatike, t'ua bëjë të qartë bashkombasve të shtetit të tij rëndësinë e aleancës me shqiptarët, kombin shqiptar jo për përfitime të vogla por vendimtare.

Kryepeshkopi Anastas është njeri me rudicion të madh dhe e di që mes grekëve dhe shqiptarëve mund të jetë ajo marrëdhënie si kur shkoi Çerçilli dhe u tha amerikanëve në kohën e luftës së nazizmit fjalët e famshme: Ju mjetet, ne bëjmë punën.

Zotit Janullatos, po i drejtohem si qytetar shqiptar tani, është inteligjent dhe i informuar, e kupton që në Europë ka forca që do të bëjnë dhe një përpjekje të fundit, të madhe dhe vendimtare për ta shpëtuar Europën ashtu siç ka ndodhur në kohën e Karlit të Madh, gjyshit të Karlit të Madh dhe më vonë. Meqenëse se Shqipëria është vend i eksperimenteve kjo me shumë mundësi do ndodhë në Shqipëri.

A do ta kuptojë Janullatos rëndësinë e interesave të përbashkëta që lidhin helenizmin dhe shqiptarizimin pa prirje për të gënjyer njëri-tjetrin?


EMISIONET