Mbrëmjen e sotme në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora, moderatori Kastriot Myftaraj trajtoi temën "I pashmangshëm ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi".

Myftaraj: Analistë që e mbajnë veten për shumë të zgjuar kanë thënë e ndryshimi i kufijve sjell destabilizim na Ballkan. Njerëzit që e mbajnë veten për shumë të mencur dhe shumë të informuar dallojnë në detaje. Nëse ndryshimi i kufijve sjell destabilizim do të thotë që nuk e ke idenë se cfarë është destabiliteti. Sepse një nga elementet e destabilitetit gjeopolitik është që kufijtë të jenë të përcaktuar qartë, të mos ketë konflikte për kufijtë. 

Mos jenë kufijtë vija konfliktuale. Të mos jenë vektorë të përplasjeve. Nuk mund të thuhet që Kosova dhe Serbia kanë kufij të përcaktuar. Kosova dhe Serbia nuk kanë fufinj në pjesën e Kosovës Veriore. Kanë një kufi që kalon përmes Mitorvicës dhe ky është jozyrtar. Janë si Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore, pra sic ishin në Berlin. Megjithëse atje ishte një vijë armëpushimi e përcaktuar, ndërsa këtu nuk është e njohur as në një akt. 

Nëse Serbia e njeh Kosovën dhe të dyja nënshkruajnë një dokument sipas parimeve të aktit final të Helsinkit, atëherë Serbia dhe Kosova angazhohen ndërsjelltazi  që të mos dhunojnë kufijtë e njëra-tjetrës dhe kështu krijohet situata e stabilitetit ndërmjet shteteve. Por kur themi mosdhunim i kufijve këtu del dhe një pjesë tjetër e analistëve që thonë se akti final ndalon ndryshimin e kufijve. Por ata flasin për ndryshimin e kufijve me dhunë dhe jo me marrëveshje. 

Serbia e ka të pamundur të njohë Kosovën pa u saktësuar cështja e kufijve mes tyre dhe është i pashmangshëm ndryshimi i kufijve Serbi - Kosovë. Është i pashmangshëm sepse edhe vetë Kosova nuk është komode me këtë situatë.

/Ora News.tv/