Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” moderator Kastriot Myftaraj ka trajtuar temën “Holanda ka dhënë gjak në themelet e shtetit shqiptar”.

Sipas Myfarajt Holanda është shteti që Shqipëria duhet t’i jetë mirënjohës dhe jo t’i adresojë sulme.

Kastriot Myftaraj: Këto ditë ka nisur dhe është në zhvillim një propagandë mashtruese, e organizuar nga qeveria shqiptare, kundër Holandës. Sikur Holanda kërkon të izolojë Shqipërinë, për shkak të lojërave të brendshme. Sikur Holanda na paska rënë në kontrollin e forcave të brendshme. Sikur atje bëjnë lojën e tyre për të izoluar Shqipërinë si vatër e krimit. Holanda është vendi dhe ne nuk ja kemi shpërblyer asnjëherë sa duhet ose fare. Holanda është vendi që menjëherë pas krijimit të shtetit shqiptar mori përsipër organizimin e policisë dhe ushtrisë. Në atë kohë erdhën disa përfaqësues dhe njëri prej tyre u vra në Durrës. 

Ai meritonte një rrugë në Tiranë, një shesh, sepse ai u vra në mbrotjetje të kryeqytetit që në atë kohë ishte Durrësi dhe sot është Tirana. 

Holanda ka dhënë gjak në themelet e shtetit shqiptar dhe meriton mirënjohje.

/Ora News.tv/