Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska”, moderator Kastritot Myftaraj trajtoi temën “Historia në shifra e koncesionit të Rinasit, nga 2004.”

Myftaraj bëri me dije sa shkon pagesa e kontratës fillestare për koncesionarin e Rinasit.

Mustafaj: Është një tortë me shije të keqe dhe mund t'i vëmë një qershi. Kur jepet një konscesion bëhet një pagesë paraprake dhe e dini sa është? Është e tillë sa të marrësh një lokal në bllok me qera. 150 mijë euro në vit, nuk merr dot një lokal të mirë në bllok në Tirabë. Kaq është dhënë koncesioni, për 3 milion euro, për 3 vjet. Them kontrata fillestare dhe jo për këtë që u rrit. Kjo tregon se cilat kanë qenë marrdhëniet e qeverisë me koncesionarin. Njëri prej nënshkruesve është edhe sot deputet në Parlament, është Anastas Angjeli, që e ka firmosur në 2004, asokohe nën cilësinë  e Ministrit të Ekonomisë. Janë disa deputetë që kanë voturar ende pro kësaj marrëveshje, zoti Ruci, Angjeli, Majko, Brace, Duka.
Fillimisht në TAP hyri kompania gjermane, Hoshtiv me 78.7% të aksioneve. është një kompani e njohur për ndërtimin dhe mirëmbajtejn e aeroporteve. Hoshtiv donte ta merrte e vetme koncesionin.

/Ora News.tv/