"Ju flet Moska": Gënjeshtra vjetore mbi çmimin dhe cilësinë e naftës

"Ju flet Moska": Gënjeshtra vjetore mbi çmimin dhe

Në emisionin "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka trajtuar çështjen e tregtimit të naftës në Shqipëri. Myftaraj ngre si shqetësim faktin që shoqëritë e tregtimit me shumicë nuk përgjigjen për markën e produktit.

Kastriot Myftaraj: Asnjë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë këtu nuk përgjigjet për markën e produktit. E dini pse? Sepse po të përgjigjeshin për markën e produktit, të naftë ose gazit dhe nënprodukteve të tyre, atëhere kompanitë partneret që ua shesin produktin këtyre ku e importojnë do t'ua kishin dhënë të drejtën e markës.

 Po të shkosh në çdo vend të botës do të kesh të drejtën e markës të atij që ble në karburantet. Kësaj pyetje duhet t'i përgjigjen kompanitë e mëdha, pse nuk u jepet e drejta e markës, për shtacionet, pikat e shitjes që i kontrollojnë ata. Por do të mjaftonin 500 stacione karburanti këtu, se aq ka Kroacia, do të mjaftonte kjo që të bënin dhe një publicitet të fuqishëm, tu thoshin shqiptarëve: Ju blini naftë në këto pika se për këto përgjigjemi ne, për të tjerat e sheshim, por nuk përgjigjemi. Pse nuk e bëjnë këtë?! Këtu është pyetja. 


EMISIONET