Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj, risolli në vëmendje flotën e 61 eskavatorëve të blerë nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar një rast të pastër korruptiv.

Myftaraj tha se një fakt të tillë e provuan vetë përmbytjet e dhjetorit.

Ai shtoi më tej se flota u ble me para të BE të dhëna si ndihmë për Shqipërinë, por fondet u keqpërdorën duke blerë Volvo të montuara në Kroaci dhe të cilat sipas Myftaraj rezultuan në një pjesë të madhe difektozë dhe jo funksionalë.

Myftaraj thotë se blerja e flotës në Kroaci pati ‘kumbarë’ kryeministrin Rama dhe Ambasadoren Vlahutin.

Kastriot Myftaraj: Një nga problemet kryesore gjatë shumë e shumë viteve të tranzicionit kur ndodhnin përmbytje, kishte të bënte me mungesën e eskavatorëve në dispozicion të shtetit, të ndërmarrjeve publike në nivel qëndror dhe lokal për të mirëmbajtur kanalet kulluese dhe të gjithë atë infastrukturën e  qarkullimit të ujërave në mënyrë që të mos shkaktoheshin përmbytje, të rregulloheshin përveç kanaleve shtretërit e tyre në pikat e tyre më të rrezikuara për të shkaktuar përmbytje. Këtë vit, në muajin shkurt, në portin e Durrësit u bë një ceremoni e bujshme qeveritare ku vetë Kryeministri tha se më në fund u zgjidh problemi me ardhjen e asaj që ai e quajti flotë ekskavatorësh.

Kështu Kryeministri kishte bindjen se gjërat do të ndryshonin dhe përmbytjet e këtij viti nuk vonuan ta testojnë këtë bindje dhe flotën e eskavatorëve.  Dua të jem i qartë për një gjë, nuk kam ndërmend dhe as më intereson të bëj ndonjë spekulim apo goditje politike ndaj Kryeministrit sepse paraardhësit e tij nga Berisha e të tjerët nuk u interesuan, siç tha Kryeministri, për të pasur një flotë eskavatorësh por u mjaftuan me ata eskavatorë diku të trashëguar, diku të marrë si ndihmë e huaj, diku të mbetur nga NATO. Një pjesë të mirë nga ata 40 që thotë Kryeministri i la NATO në Shqipëri kur ishte lufta e Kosovës. Të gjithë këta nuk sollën eskavatorë të rinj, u mjaftuan me ata që ishin por nuk shpenzuan as paratë publike, paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe ndihmat e huaja për këtë çështje.

Kryeministri i sotëm Edi Rama pati një projekt ambicioz, eskavatorët që na i ekspozoi atje në mënyrë pozante, flota e 61 eskavatorëve u ble me një ndihmë të BE prej 44 milion eurosh. Kjo ndihmë ndër të tjera u përdor për blerjen e kësaj flotës së eskavatorëve, transportin, mirëmbajtjen e tyre. Një projekt nxjerr një projekt tjetër, një tender nxjerr një tender tjetër. Blihen eskavatorët pastaj duhen mirëmbajtur, një tender tjetër, para të tjera. Kjo ndihma e huaj prej 44 milion eurosh, një pjesë e mirë e saj shkoi për këtë qëllim. Ku është problemi? Ëhstë gjë e mirë që Shqipëria të kishte një flotë eskavatorësh si thotë kryeministri dhe këto para ti përdorte për të blerë një herë e mirë pajisje, makineri, se kjo gjë po bëhej me paratë e BE.

Por çfarë ndodhi? Kur erdhi momenti të përdoreshin këto para u shfaq Ambasadorja e BE Vlahutin, dhe i tha kryeministrit eskavatorët duhet ti blesh në Kroaci sepse Kroacia ka një bashkëpunim të një kompanie kroate me kompaninë e famshme Volvo. Këta Volvo janë montuar në Kroaci dhe kanë rezultuar shumë difektozë. Ishte një eksperiment prodhimi në Kroaci. Vlahutin i tha Kryeministrit: Unë dua lodrën time, dua ekskavatorët. Ti blesh në Kroaci.

Megjithëse është Ambasadore e BE në Shqipëri, ajo merret me interesa private në Kroaci të një kompanie që shet eskavatorë, Volvot montohen në Kroaci. Kryeministri nuk kishte detyrim ti plotësonte këtë tekë Vlahutin, as kjo e fundit nuk kishte të drejtë të keqpërdorte pozitën e saj të Ambasadores të BE për një interes të një kompanie private nga vendi i saqj i origjinës, Kroacia. Këto punë nuk bëhen pa ryshfet.

Megjithatë Kryeministrit i interesonte shumë që Vlahutin të mbante qëndrime që ai donte qoftë për kanabisin, qoftë për zgjedhjet, reformën në drejtësi etj kështu që ia plotësoi këtë tekë Vlahutin. U blenë Volvo kroatë dhe kjo flota e famshme e eskavatorëve, rezultatin e patë me përmbytje. Me të drejtë thotë kryeministri, po të kishte pasur Shqipëria 61 eskavatorë shtesë të mirë, funksionalë, përveç atyre 40 që trashëguam sot nuk do të ishte gjendja e përmbytjeve, kanalet ujitëse, kulluese, shtretërit e lumenjeve nuk do të ishin kështu si janë. 

Janë kështu sepse eskavatorët që na erdhën mund të shërbejnë për lodra, shumë gjëra por nuk janë funksionalë për qëllimin për të cilin janë marrë. Plus tani që është rritur kostoja e mirëmbajtjes së tyre. Gjërat jofunksionale kanë kosto të lartë mirëmbajtje. Shqipëria u përmbyt, flotën e eskavatorëve nuk e pamë diku të rreshtuar duke u përgëzuar për punën e saj. Janë raste të një abuzimi, shpërdorimit, korrupsionit, të PPP që unë do ta quaja partneriteti qeveritaro-diplomatik. Është një rast tipik i abuzimit me ndihmat e huaja që i jepen Shqipërisë. Nuk i japin më, pas 30 vitesh do ja japin sërish për këtë qëllim.


/Ora News.tv/