"Ju flet Moska": Enigmat policore të shkurtit dhe 21 janarit

"Ju flet Moska": Enigmat policore të shkurtit dhe 21 janarit

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një analizë të protestës së 16 shkurtit dhe mënyrën si policia u hap dhe  protestuesit tentuan të hyjnë në kryeministri.

Myftaraj: Të gjithë ata që kanë njohur për mënyrat si forcat policore veprojnë në rast të demonstratave ku priten të krijohen situata në të cilat turmat përpiqen të hyjnë në ndërtesa institucionale.

Në 16 shkurt në demonstratën në Tiranë u eksperimentua një mënyrë e re, e guximshme policore për të ndaluar turmat të pushtojnë një ndërtesë.  Ose më saktë u lejua truma të hyjë në atë pjesë të rrethimit policor ku dëshironte policia të hynte.

Në 21 janar 2011 turmat bënë përpjekje të hynë në pjesën e ndërtesës nga piramida dhe nga dera kryesore e saj e jashtme, që sot nuk është më.

Atje ishte dhe pjesa ku u vranë dy të parët. Nëse policia do ta kanalizonte afrimin e turmës ndaj ndërtesës në atë pjesë do të ishte rrezik. 

Në 16 shkurt turma u qëllua me pushkë për hedhjen e gazit lotsjellës dhe me ujë me presion të lëshuar nga brenda ndërtesës.

Një eksperiment kaq i çuditshëm policor, për ti hapur rrugë turmës një rrugë kalim për te selia e qeverisë, mund të bëhej vetëm nëse kryeministri nuk ishte në ndërtesë.

Lind pyetja, ky eksperiment kaq i guximshëm policor që është parë nga  e gjithë bota dhe është mbajtur shënim dhe është e sigurt që do të studiohet në zyrat policore ndërkombëtare.

Po ta krahasojmë me 21 janarin, enigma policore e 21 janarit ka qenë dhe mbetet akoma dhe sot, momenti kur forcat speciale kanë dashur të evakuojnë kryeministrin Berisha nga ndërtesa sepse sipas tyre rrezikohej jeta e tij.

Në analizën time kjo përpjekje për "evakuim" u bë shkak që të vinin ata të vrarë.

EMISIONET