Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" i ka bërë 10 pyetje Greqisë.
Kastriot Myftaraj:
Kriza e fundit në marrëdhëniet e fundit shqiptaro-greke kishte të bënte dhe me simbolet kombëtare të dy palëve.
Grekët u përpoqën të thonë se minoritari Kacifas me kombësi të dyfishtë u vra me flamur për flamur. Edhe ata grekët e moderuar, të cilët nuk shkojnë deri aty sa të thonë parulla gjenocidale kundër shqiptarëve, përsëri e quajnë flamurtar të helenizmit apo Vorio Epirit, duke përfshirë këtu edhe qeverinë greke meqë qeveria greke i kërkon shpjegime shtetit shqiptar për atë çka ka ndodhur. Pa llogaritur median greke, e cila e shikon atë si një flamurtar.
Lind një seri pyetjesh për grekët:
Grekët duket se kanë marrë konfliktin që kanë marrë me simbolet e tyre kombëtare dhe shtetërore dhe duan ta projektojnë, ta zhvendosin nga territori i tyre përreth Shqipërisë, duke përfshirë edhe Maqedoninë.
Pse e them këtë? Në 10 pyetjet që dua tu bëj grekëve sot, e para është:
A e dini se popujt që janë në konflikt me simbolet e tyre kombëtare, janë kombe të dështuara, pavarësisht se në rastin e Greqisë mund të mbahen me qindra milionë euro si shtet e të Amerikës. Pse them janë në konflikt me simbolet kombëtare? Sepse grekët janë i vetmi komb që ndërrojnë flamurin me të cilin kanë fituar Luftën italo-greke, luftën më të madhe moderne që ka fituar Greqia.
Ky është flamuri me të cilin u fitua Lufta italo-greke, 1940-1941 se kishte ndihmën e flotës britanike të avijacionit britanik.
Ky është flamuri i sotëm grek, me të cilin pretendohet se u vra Kacifasi. Çfarë ndodhi që ndërrohet ky flamur sikur dikush i ulur në një plazh dhe u frymëzua nga ndonjë shezlong i plazheve të famshme greke.
Këta janë peshqirët e parapëlqyer në hotelet greke. Nuk dua të fyej as flamurin grek, as grekët, por kur një komb, një shtet, e merr flamurin dhe e ndërron në mënyrë të çuditshme, nuk mjaftojnë shpjegimet që ishte i monarkisë dhe u bë i republikës.
Ka pasur shumë vende që kanë ndërruar regjimin, psh Italia. Italia atë flamur ka, siç e ka pasur.
Grekët na thonë se kemi kopjuar flamurin bizantin. Kjo është shqiponja bizantine me dy krerë. Megjithëse Bizanti ishte një perandori greqisht folëse, grekët sot e kanë humbur kujtesën, ky ka qenë flamuri bizantin.
Grekët e kuptojnë që flamurin bizantin e kanë patur si simbol administrativ. A e kuptojnë grekët se çfarë do të thotë kur shqiptarët e kanë ruajtur shqiponjën e zezë në flamurin e tyre në shekuj?
Kjo do të thotë që shqiponja e zezë ka qenë kult i shqiptarëve, nuk ka qenë kult i grekëve. Grekët e kanë patur si simbol administrativ, por nuk ka qenë simbol i rrënjosur te populli.
Ironia që mund t’ia bësh si pyetje grekëve është: “Pse keni kërkesa tokësore perandorake bizantine dhe refuzoni në flamur simbolet bizantine, shqiponjën e zezë?” Nuk e kanë në flamur sot, as në stemën shtetërore.
Grekët nuk e kuptojnë se duke bërë atë që bënë në Bularat ditën e varrimit të Kacifasit, atë ditë nuk pati simbole shqiptare në një pjesë të territorit shqiptar, në Bularat, nuk u panë askund. Nuk u panë simbolet shqiptare as në zyrat e shtetit shqiptar, qoftë të Pushtetit Lokal. Nuk e kuptojnë se me këtë nuk arritën një triumf ndaj shqiptarëve, por thjesht triumfuan ndaj njëri-tjetrit, si grekë ndaj grekëve në atë luftën që kanë ata që kur kanë krijuar shtetin për simbolet e tyre kombëtare, të cilat i rrëzojnë periodikisht. Periodikisht e marrin flamurin, e hedhin, e ndërrojnë me një tjetër. Më kot përpiqen ti shpjegojnë këto me republikë e monarki, se ka shumë shtete e kombe të tjerë që kanë kaluar e kanë të njëjtin flamur. Edhe kur ka qenë republikë, Spanja ka patur të njëjtat ngjyra.
Grekët nuk bëjnë gjë tjetër, veçse marrin konfliktin e tyre të brendshëm me simbolet dhe e sjellin në Shqipëri me varrezat, vrasjet. Por kjo është një gjë e dështuar.

/Ora News.tv/