Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora, moderator Kastriot Myftaraj trajtoi temën “Cili është Astrit Patozi dhe si u lidh me Berishën”.

Kastriot Myftaraj: Dëgjoj në media se është një nga njerëzit e parë në PD dhe më vjen të qesh, e qeshur analitike, sepse Patozi nuk ka sqaruar asnjëherë cili është ai politikisht. Patozi nuk u bë anëtar i PD kur u krijua dhe kjo do të thotë shumë. Kur PD u krijua në dhjetor 1990 ai jetonte në Kavajë, ishte punëtor në unzinën e gozhë bullonave dhe për tu angazhuar në politikë priti prillin e '91.

Kur ishte një nga nismëtarët e krijimit të degës Socialdemokrate, të Skënder Gjinushit në Durrës dhe Kavaja ishte bashkë me rrethin e Durrësit, Astrit Patozi ishte për rajonin e Kavajës. Në këtë cilësi ai u bë përfaqësuesi i Kavajës në Komitetin e parë pluralist ekzekutiv. Atëherë në vend të bashkive kishte Komitete ekzekutive, mbeteje të kohës së Komunizmit, që u bënë pluraliste në '91 dhe aty ka qenë anëtar i ekzekutivit, si të thuash sot anëtar i këshillit bashkiak. Vazhdoi militoi në PSD. Në '92 kur PD erdhi në pushtet duke pasur aletat PSD dhe PR u shpërndanë ato listat për t'u punësuar njerëzit, siç bëjnë partitë fituese. Ndër të tjera koalicioni fitues kishte marrë dhe ATSH-në. Atje u vu një drejtor nga PD-ja, u emërua drejtor edhe Mero Baze me të ardhur PD.

Po nga PSD dhe Mero Baze, pasi ky ka qenë korrektor i gazetës alternativa e PSD. Këtu fillon dhe njohja me Astrit Patozin. Nga pjesa që i takonte partive aleate mori një vend, drejtorin e lajmeve të brendshme në ATSH, pra Mero Baze.

ATSH kishte edhe punonjës të mirëmbajtjes. Ishte mes tyre edhe emri i Astrit Patozit, për punonjës të mirëmbajtjes atje në ATSH, si specialiste gozhdë që ishte. Kur i vete emri ai shefi i personelit e shënoi gazetar dhe paeraqitet tek Mero. Ai i thotë: "Më thanë gazetar unë e di që kam ardhur për punëtor."

Qeshi Mero dhe nga punëtor mirëmbajtje filloi punë gazetar i lajmeve të brendshme dhe filloi karriera. Pastaj për lajmet e brendshme kishte edhe shumë interes SHIK-u i Gazi Dedes që të përhapte ato lajmet e tij.

Aty tërhoqi në bashkëpunim dhe Patozin dhe bashkë me Meron u bënë të besuarit e Gazidedes të dy.  Në '95 Berisha donte të bënte një gazetë presidenciale që të kundërbalanconte gazetën "Koha Jonë".

Kështu që bëri një takim në Dajt ku thirri disa persona. Berisha kishte një zakon interesohej shumë për përmbajtjen e emrave. Pasi mësoi kuptimin e merit të Patozit, ai bëhet kryeredaktor i "Rilindjes Demokratike", opër 8 vjet. Eçoi gazetën në pikiadë, mori sa mori poste dhe tani në këtë moshë krijon një parti të re politike. 

/Ora News.tv/