Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" thotë se sot ka ardhur koha që në Shqipëri të jetë ambasador i Amerikës Chris Hill. Sipas tij, Amerika ka dështuar në zgjedhjen e ambasadorëve të cilët kanë mbështetur aktorët politikë shqiptarë.

Myftaraj: Që nga viti 1991 kur u rivendosën marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në Shqipëri të gjitha palët e kanë pranuar rolin e SHBA si një rol të posaçëm, pra duke asistuar Shqipërinë për ndërtimin e institucioneve përvecse duke e pasur si aleat strategjik për mbrojtje.

E vecanta e Shqipërisë është se palët kundërshtojnë ambasadorët për sjellje të caktuara, kundërshtojnë diplomatë të caktuar amerikanë, por deri më sot asnjë nga palët politike por as në media, as në shoqërinë civile nuk gjen kundërshtim të këtij roli të SHBA.

Kjo është e vecantë për Shqipërinë, them se është edhe një lloj aseti i joni, sepse shpesh bëhet ironi me atë që ne jemi të bashkuar në dashurinë ndaj Amerikës.

Shqiptarët kanë atë mencurinë e popujve të  vegjel të vuajtur dhe e dinë që po të verë dorë një fuqi e madhe gjërat do bëhen mirë. Amerika ka vënë dorë në Shqipëri në këto 27 vite, por për fat të keq, rezultati nuk është ai i prituri dhe këtu fajin më të madh e kanë shqiptarët. Aktorët shqiptarë që politika i ka mbështetur kanë dështuar në të dyja anët e politikës.

Por edhe Amerika ka dështuar në zgjedhjen e atyre që ka mbështetur. Nuk është për të cuditur që ka dështuar pjesërisht. Ka dështuar jo në gjendjen ku është Shqipëria, por në përzgjedhjen e atyre që ka mbështetur në të dyja palët.

Problemi është se ky dështim ka arritur në një pikë kritike. Rasti i Fatmir Xhafës është më domethënësi. Një ministër i Punëve të Brendshme i mbështetur nga amerikanët, i thirrur në Uashingont, i mbështetur si një alternativë ndaj një ministri që doli problematik është tani panë dorëheqjes së pashmangshme.

Çfarë kanë amerikanët?

Amerikanët kanë arkiva, ka zyra që punojnë me arkivat. Nëse jo diplomatët zyrat kanë kujtesë të thellë. Tani Amerika nuk mund të mos e dinte që ministri ka një vëlla, dhe ka një histori që ky do ishte në burg në Itali nëse nuk do kishte vëlla Fatmir Xhafën.  Sepse ai vendim që është fshehur qoftë edhe kur ka qenë në pushtet PD është fshehur nën influencën e Fatmir Xhafës, pastaj kush është korruptuar duhet të hetojë prokuroria. Por ky njeri nuk mund të merrte mbështetjen e SHBA. Kjo sjellje është përgjegjësi e ambasadorit, e diplomatëve të tjerë, e atyre që janë në zyrën për Shqipërinë në Uashington.

Kjo e parë në kontekstin e reformës në drejtësi për të cilët amerikanët mbështetën Fatmir Xhafën për imazhin e kësaj reforme. Një reformë që edhe po të mos ishte kundërshtari i saj nuk mund të mos e kontaktosh sepse e bërë në mënyrë totale fakti është që ka bllokuar të gjitha institucionet.

Jemi në vitin kur do të emërohet ambasadori i ri amerikan, i cili do të trashëgojë shumë probleme. Duke pasur parasysh rolin që ka SHBA në këto rrethana është koha që Amerika të mendojë për një ambasador të profilit të lartë që e njeh mirë Shqipërinë. Jo të vijë një ambasador sic erdhi Lu apo parardhësit e tij i cili merr një ngjitje në karrierë duke ardhur në Tiranë. Dhe i mëson gjatë verës problematikat e vendit ku do të shkojë. Duhet një njeri i cili të mos humbë kohë 1 vit e dy vjet për të njohur Shqipërinë. I vetmi kandidat që mund ta bëjë këtë është Chris Hill. Njohës i Shqipërisë, ka qenë në Shqipëri që në 1991, njeri me kujtesë të thellë për Shqipërinë. Ka punuar ngushtë me shtetin shqiptar edhe kur nuk ka qenë në Shqipëri. Ka qenë në Maqedoni në 1996-1999 në kohën e luftës në Kosovë. Ka qenë i dërguar i posacëm për Kosovën. Sot ka dalë në pension të parakohshëm, është mësimdhënës në një universitet amerikan, është 65 vjec. Por ne kemi parë që kur është nevoja rikthehen figura në diplomaci.  Mosha nuk është kufi. Pra mendoj që Chris Hill nuk u emërua dot ambasador, ishte ende i ri në moshë në 1991, por sot është koha për Chris Hill.

/Ora News.tv/