"Ju flet Moska": Çfarë synon në të vërtetë Gjykata Speciale e Kosovës?!

"Ju flet Moska": Çfarë synon në të

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot ka trajtuar çështjen e Gjykatës Speciale në Kosovë. Sipas Myftarajt, Gjykata Speciale u miratua pasi SHBA dhe vendet e NATO-s duan të pastrojnë fytyrën nga aleanca e detyruar me një organizatë politiko-mafioze që përdori UÇK-në, ish-drejtoria politike e UÇK-së.

Myftaraj: Një nga mënyrat se si duhet parë ndikimi rus në Ballkan edhe më gjerë, është kur nuk flitet drejtpërdrejt pro Rusisë, por kur përdoren metodat sovjetike për të bërë gjërat. Është një lloj trashëgimie sovjetike që pulson aty-këtu në Ballkan për shkak të traditës së gjatë të ndërhyrjes ruse-sovjetike në Ballkan e sidomos në vendet ku ka patur regjime komuniste. E njëjta histori, e përdorjes së këtyre metodave kur përdoret propaganda e re sovjetike nga njerëz që shtiren sikur mbrojnë vlerat kombëtare të vendeve të tyre është dhe historia e rebelimit të elitës politike të Kosovës për çështjen e Gjykatës Speciale.

Pasi e votuan Gjykatën Speciale me mendimin se secili do të kishte garanci që nuk do prekej, tani kanë kuptuar që historia është ndryshe. Pasnesër kuvendi i Kosovës do të provojë përsëri të shfuqizojë Gjykatën Speciale pas një përpjekje të pasuksesshme në dhjetor, kur nuk u arrit numri i posaçëm të deputetëve për votim. Këtë herë përpjekja do jetë më serioze. Gjykata Speciale u miratua sepse SHBA dhe vendet e NATO-s që çliruan Kosovën pas tyre, duan të pastrojnë fytyrën nga aleanca e detyruar me një organizatë politiko-mafioze, e cila mori nën kontroll UÇK-në dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për synimet e saj për të fituar pushtet dhe pasuri. Kjo organizatë politiko-mafioze ka një emër të saktë ‘Ish-drejtoria politike e UÇK-së’, e cila u krijua sipas modeleve të ushtrive nacional-çlirimtare të përcaktuar nga Komintermi.

Pra, ishte një linjë politike dhe ushtarake. Linja politike determinonte. Drejtoria politike e UÇK-së, e përbërë nga njerëz që e shikonin luftën si mjet për të marrë pushtetin dhe shkaktuan një luftë civile brenda luftës të Kosovës për çlirim. Është pjesa më e errët e luftës së Kosovës, pjesë e cila këta njerëz mendonin që nuk do të shkonte kurrë në sallat e gjyqeve. Por, nuk ndodh kështu. Mesa duket, amerikanët nuk mund ta lejojnë këtë gjë sepse në lojë është imazhi i tyre. Flas për ShBA. Millosheviçi ka shkuar në Agë, këta tre tjerët që janë si çlirimtarë, duke përdorur imazhin e Adem Jasharit mendojnë se nuk do mbajnë përgjegjësi, bashkë me disa tjerë. Pas atyre Xhavit Haliti etj.

E vërteta është që ka një detaj shumë interesant përse duhet Gjykata Speciale në Kosovë. Nuk duhet që UÇK-jë të mbajë mbi supet e veta, mbi imazhin e vet atë pisllik, atë ndotje politiko-mafioze që i la Drejtoria e UÇK-së. Këta janë dy gjëra të ndara.

Ky oficer serb quhet Goran Radosavljeviç me flokë të thinjura është komandanti i Forcave Serbe që rrethuan shtëpinë e Adem Jasharve në Prekaz dhe asgjësuan familjen Jashari.

Goran Radosavljeviç thotë: Adem Jashari dhe njerëzit e tij që janë të armatosur dhe të gatshëm për të vdekur. Ata po përdorin fëmijët dhe familjarët e tyre të moshuar si pengje. Ne iu bëmë thirrje me megafon: Lironi pengjet, dorëzoni armët. Kur ne provuam tu afrohemi atyre, ne vumë në rrezik jetët tona. Për këtë arsye, ne përdorëm artilerinë.

Pra, komandanti serb i luftës në Prekaz pranon që nuk është bërë luftë atje, por masakër. Është vendosur artileria rreth e rrotull fshatit, është qëlluar kompleksi i shtëpive të Jasharajve dhe njerëzit janë vrarë me artileri, pra një vendbanim civil. Realisht, aty pati vetëm dy policë serbë të vrarë, kurse 60 shqiptarë të Kosovës. Fakti që ky njeri del vepron, ky është konsultuar me juristë, flet sipas rregullave ndërkombëtare të luftës.

Edhe lëvizjet guerile, siç ishte lëvizja e Adem Jasharit nuk duhet të mbajë popullsinë civile pranë, por ti largojnë dhe të bëjnë luftë me atë që e quajnë armik. Ka një problem këtu. Të thuash që Adem Jashari ka qenë komandant i luftës u intereson serbëve që kanë bërë masakrën. Pse? Për një arsye shumë të thjeshtë.

Meritën e luftës së Prekazit dhe komandant i vërtetë i luftës ka qenë Shaban Jashari, babai i Adem Jasharit dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Vendimin për ta shndërruar shtëpinë në fushë-betejë sipas rregullave zakonore shqiptare që ndiqeshin shumë dhe në fshatin Prekaz e Drenicë mund ta merrte vetëm i pari i shtëpisë. Nuk mund ta merrte djali i tretë që ishte Ademi apo i dyti, sepse kishte një vëlla të madh përpara.

Pra, është ai burrë që mori vendimin të vetësakrifikohej familja e tij. Nëse thuhet që Adem Jashari si komandant i UÇK-së, mori përsipër vetësakrifikimin e familjes, atëherë me Gjuhën e Konventave për Lufën thuhet se ka përdorur pengje njerëzore për të luftuar me serbët. Prandaj nuk është dënuar ky njeri sepse nëse UÇK-ja, Drejtoria Politike që kanë bërë kultet do kishin thënë: Shaban Jashari mori përsipër, vendosi vetësakrifikimin e familjes së tij për të mos ua lëshuar strehën serbëve dhe djemtë e tij, Ademi dhe Amza, luftëtarë e ndoqën në këtë vendim, atëherë kemi të bëjmë me gjenocid dhe Goran Radosavljevici duhet të mbante përgjegjësi.

 Nëse themi që një repart i UÇK-së, me në krye Adem Jasharin u ngujua në shtëpi, me gra e fëmijë e pleq dhe bëri luftë, atëherë nuk kemi të bëjmë me popej. Por Drejtoria Politike e UÇK-së, për interesat e veta, për ta përdorur Adem Jasharin si idhull pasi të fshehin bëmat e tyre, pas vdekjes se po të ishte gjallë do ishin ndryshe punët. Pra, ka arritur dhe ka krijuar këtë.

Pikërisht këto gjëra duhet të pastrojë Gjykata Speciale e Kosovës, do pastrojë mitet e rreme të luftës së Kosovës.


EMISIONET