Zhvlerësimi drastik i monedhës europiane ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska".

Për Kastriot Myftaraj, ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri është një rast i paprecedent dhe një skandal financiar.

Myftaraj: Një dukuri e çuditshme po ndodh me monedhën e dytë më të fuqishme të botës, euron, monedhëne  e BE pikërisht në Shqipëri.Në vendin që dëshiron të anëtarësohet në BE dhe që po pret të fitojë të drejtën për të hapur negociatat për anëtarësim, në bashkimin me 28 vende. Paradoksi është se kur BE është skeptike, ka dyshime, qoftë edhe për të hapur negociatat për Shqipërinë, në Shqipëri euroja bie prej disa muajsh, monedha vendase leku forcohet në dëm të euros. 

Është një rast absolutisht i paprecedent që nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet që kanë kërkuar të anëtarësohen në BE. Kur Britania e Madhe kërkoi të anëtrësohej në BE në fillim të viteve '70 monedha e saj paundi ishte në rënie. Atëherë nuk kishte monedhë të përbashkët europiane por kishe një lloj njësie monetare reference. 

Është rast i çuditshëm, i jashtëzakonshëm, aq më tepër duke pasur parasysh dhe ekonominë e Shqipërisë. Realiteti financiar është se leku prej disa muajsh po fuqizohet në dëm të euros, jo të ndonjë monedhe tjetër. BE ka zyra në Shqipëri, monitoron të gjithë zhvillimin financiar.Ky është skandal financiar.BE ka një mision që quhet në gjuhë jo zyrtare quhet Ambasadë.


/Ora News.tv/