Debati i nxehtë për marrëveshjen e detit me Greqinë ishte temë e emisionit të sotëm 'Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj. Sipas tij, me këtë marrëveshje nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo e 2009 e finalizuar nga Berisha, përveçse aktorët.

Myftaraj: Qeveria dhe opozita këto ditë po shkëmbejnë sharje të ndërsjellta për çështjen e rinegociimit të marrëveshjes së kufitit detar me Greqinë. Dhet që ka qenë Sali Berisha kur ka qenë në pushtet e ka bërë marrëveshjen në 2009 duke pasur si Ministër të Jashtëm nënshkrues Lulzim Bashën. Opozita e asaj kohe, qeveria e sotme, e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke arritur anulimin e marrëveshjes, shfuqizimin e saj. Sot opozita e asaj kohe e ribëri marrëveshjen me Greqinë dhe në vend të Sali Berishës është Edi Rama, në vend të Lulzim Bashës është Ditmir Bushati, në vend të Karamalis është Tsipras dhe në vend të Dora Bakojanis është Nikos Kotzias. 

Kanë ndryshuar vetëm aktorët, skena është e njëjtë, skenari po i njëjti. Lind pyetja, është bërë më keq apo më mirë? Këtu kemi atë çfarë humb Shqipëria nga marrëveshja, kemi marrëveshjen siç e bëri Sali Berisha në 2009. Si Berisha dhe Rama në këtë çështje dhe çështje të tjera, por edhe të tjerët para tyre si Nano, treguan se nuk është se kanë ndonjë përkushtim aq të madh ndaj interesave kombëtare, ndaj interesave shtetërore sa të sakrifikojnë sadopak një gjë që është e doboshme për karrierën e tyre, për pushtetin e tyre, të sakrifikojnë për interesat shtetërore dhe kombëtare.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha nënshkruan në 2009 marrëveshjen detare me Greqinë sipas kërkesave greke për shkak se Greqia i kërcënonte, i shantazhonte me votën e saj për pranimin e Shqipërisë në NATO. Shqipëria në 2008 u pranua në NATO dhe tani duhet që të 26 vendet anëtare ta miratonin në parlamentet e tyre këtë marrëveshje. Greqia ishte vendi i fundit që e miratoi këtë marrëveshje duke e mbajtur pezull me qëllim që të zgjidhte çështjet e prapambetura me Shqipërinë. 

Në rastin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit zgjidhi çështjen e varrezave po në qeverinë Berisha, çështje që është rihapur përsëri sot. Greqia shikon se sa herë që mundet të shantazhojë Shqipërinë me një votë të saj në forume ndërmkombëtare e përdor atë. Që Greqia e përdor votën kështu ka dalë në ËikiLeaks amerikane. Ambasada amerikane në Athinë në raportet që bën Uashingtoni thotë se qeveritë greke e përdorin votën e tyre në raport me Shqipërinë si në NATO dhe në BE. Tani Edi Rama ndodhet në të njëjtën situatë si Sali Berisha në 2009, sepse i duhet vota e Greqisë për çeljen e negociatave me BE që quhet çelja e bisedimeve për anëtarësim. Anëtarësimi në BE kalon në disa faza që janë ngatërruar me qëllim që vendet e pa dëshiruara të vonohen sa më tepër që të hyjnë në BE ose të mbeten tek dera e tij. 

Nga këto faza është çelja e bisedimeve, pasi merr statusin e vendit kandidat është një fazë e re çelja e bisedimeve, kapen automatikisht 19 kapituj që duhet të diskutohen një nga një.Shqipëria ndodhet në fazën që kërkon të nisë këtë etapë, çeljen e bisedimee. kryeministri Rama e ka bërë çështje personale çeljen e bisedimeve për këtë vit dhe përë këtë ka vendosur të eleminojë mospëlqimet e atyre vendeve si Greqia, që mund të vërë veton për interesat e saj. Greqia po sillet përsëri si në 2009 me Sali Berishën, duket qartë. 

Problemi nuk është a i shesin Berisha dje, Rama sot interesat shtetërore dhe kombëtare kur është fjala për karrierën e tyre politike, këtë nuk ka dyshim që e bëjnë. Pyetja është: Kush shet më shumë? Ministri i Jashtëm grek Kotzias ka thënë një gjë të tmerrshme që nuk e ka thënë Bakojanis në 2009, ka thënë që kemi rënë dakord për 12 milje detare. Nëse është e vërtetë, se do të ketë një marrëveshje, kjo do të jetë shumë e rëndë. 1 milje detare është rreth 1852 metra. Nëse është rënë dakord për 12 milje detare kjo e kapërcen...Parimi është ky, gjendet një shkëmb dhe thuhet kufiri fillon që këtu. Interpretohet shumë lirisht në favor të Greqisë siç e di mirë kolonel Myslym Pashai që hesht tani. 

Një shkëmb që është brenda ujërave shqiptare bëjnë sikur nuk e shikojnë, një shkëmb që është në ujërat e tyre thonë ja ku është dhe që tani fillon kufiri dhe shkon 12 milje në det. Nuk besoj se ka shqiptarë përveçse ndonjë militant i thekur i dy palëve që nuk e kupton se të dy palët i kanë shitur interesat, si ai i 2009 si ky i 2018. Kush ka shitur më shumë? Marrëveshja e 2009 u bë nul, në fuqi do të mbetet kjo e 2018. Tërheq vëmendjen për një burrë, një shtetar të 200 e ca viteve më parë.

Ali Pashë Tepelena, të gjithë politikanët e kohës së tij, të gjithë udhëtarët të famshëm të kohës së tij, njerëz shumë të njohur në vendet e tyre thonë se ai dalëngadalë po krijonte një shtet  shqiptar pa bërë bujë, pa përdorur simbole , pa përdorur flamur që të alarmonte fuqitë e mëdha.

Pa përdorur emrin Shqipëri zyrtarisht, por gjithmonë theksonte se këtu është Shqipëria, këtu janë shqiptarët. Ku burrë e kishte Pashallëkun e vet nga jugu i Shqipërisë dhe u zgjerua deri në Shqipërinë e mesme dhe më tutje, me idenë që t'i bashkonte trojet shqiptare në një shtet në vete.

Dhe ky burrë luftoj jo vetëm për të mbrojtur tokat shqiptare, por për të marrë edhe ato ishuj që ndodhet në ato ujëra që supozohet se është kufiri detar me Greqinë. Pra Ali Pasha luftoi për të marrë Korfuzin, për të marrë ishujt Jonian.

Nuk mund të thuhet se Korfuzi ishte shqipëtar, por Ali Pasha nga ana strategjike donte që Korfuzin mos ta kishin kundërshtarët e tij. Ky burrë që ka 200 vjetorin e vdekjes pas 3 vitesh u jep një mësim të mirë këtyre shtetarëve të shkolluar dhe me shumë njohuri nga bota se si mbrohen interesat kombëtare por edhe shtetërore.

 

/Ora News.tv/