Në rubrikën e tij "Ju flet Moska" Kastriot Myftaraj foli për çështjen "Xhafaj". Ai analizoi se burokracia e DASH është përgjegjëse për këtë çështje.

Myftaraj:  Diplomatët e huaj janë njerëz të cilët përvec politikës së qeverisë së tyre kanë edhe një karrierë të tyren që duan ta avancojnë dhe për këtë qëllim përpiqen ti shesin eprorëve të tyre arritje sa më të mëdha në vendin ku janë, sa më të bujshme që shpesh janë të rëndësishme, por shpesh u bëhet një reklamë e madhe dhe shiten për shumë më tepër seç janë.

Në këtë proces këta diplomatë kërkojnë ti gjejnë edhe njerëz që ti mbështesin dhe tu japin emrin e tyre këtyre arritjeve, sepse kuptohet që arritjet pa njerëz që i përfaqësojnë ato nuk janë të prekshme për eprorët e tyre.

Për SHBA, diplomacia e tyre në Shqipëri ka shumë arritje të mëdha në dobi të vendit tonë, por ka edhe shumë histori të tilla të shitjes të arritjeve, për më shumë sec janë në të vërtetë me anë të njerëzve të fryrë artificialisht.

Një fryrje e tillë artificiale është edhe kjo e Fatmir Xhafës. Qeveria e SHBA së paku me çna tha ambasadori se reformën në drejtësi po e bën qeveria amerikane dhe kjo reformë u lidh me emrin e Fatmir Xhafës, kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi.

Ambasadori amerikan punoi ngushtësisht me Xhafën, meqë reformën po e bënte qeveria e SHBA. Kjo ishte një zgjedhje e çuditshme kjo se Xhafaj megjithëse ka një studim juridik të kohës së komunizmit duhen parë dhe kufizimet e këtij shkollimi sepse mjafton të marrësh tekset me të cilët studiohej në atë kohë dhe i kupton shumë mirë kufizimet, ai as punën e juristit nuk e ka ushtruar në atë që quhet teknikë legjislative.

Xhafaj e ka ushtruar në kohën e komunizmit vetëm tre vjet punën si jurist, hetues pak si gjyqtar dhe pastaj është marrë me organizatat shoqërore, si funksionar politik i organizatës së rinisë që në vitet 80.

Pas vitit 90 është marrë me biznes, ka krijuar një kompani të vetën, ka punuar pak si avokat dhe që prej 1997 ka punuar në administratë, pastaj në politikë. Pra Xhafaj nuk e ka atë profilin e lartë si jurist për të marrë përsipër një reformë të tillë.

Është një investim i drejtpërdrejt amerikan ose më sakt i asaj që quhet burokracia e DASH edhe ngritja e Xhafës në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme si alternativë e Tahirit, dmth do vinte një burrë me përvojë, një jurist me përvojë dhe do merrte drejtimin pas eksperimentit që u bë me "fëmijën" Tahiri.

Por Xhafaj kishte një ngarkesë nga e shkuara, historitë e vëllait të vet.

Pavarësisht nga opinionet që mund të ketë secili, kjo histori është e mbyllur sa i përket raportit të ministrit të Brendshëm me këtë histori.

Ministri i Brendshëm, që pati fatin të jetë i prekur nga një histori e tillë nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm dhe është koha që në këtë histori të flasin ata që po heshtin. Ata që janë prodhuesit e Xhafës si burrë shteti dhe reformator i madh i drejtësisë, të dyja këto dështuan.

Reforma në drejtësi është kthyer në një eksperiment që rënoi disa nga institucionet bazë të shtetit, i rënoi në kuptimin praktik. Në kuptimin praktik e ka bllokuar dhe atë drejtësi që kishim. Dikush mund të thotë se ska ndonjë gjë të keqe. Po jo se pastaj pa institucione fare të drejtësisë qoftë edhe të keqija kthehemi në barbari. Ne në 1997 thoshim skemi shtet, por doli që ai shtet ishte i nevojshëm.

Pra eksperimenti Xhafa i burokracisë së DASH duhet të marrë fund përpara se të shkaktojë dëme të riparueshme. Duhet të marrë fund së pari në ministrinë e Brendshme. Shqipëria ka pasur në ministrinë e Brendshme lloj lloj njerëzish, por nuk ka pasur kurrë një mafioz.

Kur them një mafioz, dikush del e thotë skam faj unë se çfarë bëri vëllai im. Ama kur historitë e vëllait bëhen, që del e thotë unë do shkoj vullnetarisht në burg në Itali, edhe polcia e merr e shoqëron dhe nuk dihet ku shkon. Ne nuk kemi asnjë pamje që ka shkuar në Itali.

Kështu del se kjo është mafia ku zoti Xhafaj na tregon se ka një rol. Duhet të ndërpritet urgjentisht nga burokracia e DASH eksperimenti i reformës në drejtësi dhe të bëhet pjesë pjesë. Para se të jetë vonë këto dy eksperimente duhet të marrin fund.


/Ora News.tv/