Kastriot Myftaraj në emisionin e sotëm "Ju flet Moska" ka trajtuar abuzimet që bëhen me rrugën e lumit të Vlorës.

Kastriot Myftaraj: Rruga e lumit të Vlorës është një shembull sesi Fondi Shqipëtar i Zhvillimit një OJF e shndërruar në një kompani privat publike fitimprurëse keqfunksionon duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe paratë që u vijnë si ndihma shqiptarëve nga donatorë të huaj.

Sot do të flas për një segment të kësaj rruge që nis nga Babica në të dalë të Vlorës, Peshkëpi, Gjorm. Është 23.2 km ky segement dhe është pjesë e rrugës së Vlorës që kryeministri Rama në disa fjalime e ka pasur me pasion të veçantë këtë rrugë.

Zoti Rama ka thënë në prill 2016 në Vlorë: Rruga do të ndërtohet me disa segemente të ndara, por kjo nuk do të thotë se do të ndërtohen segmentet njëri pas tjetrit në një distancë kohore të madhe. Faktikisht segementi i parë i rrugës me një vlerë 40% të gjithë projektit është ai që do të lidhe By Passin me aksin e urës Peshkëpis - Gjromës-Kuçit nga ku bëhet lidhja me bregdetin e Qeparoit.

Është fjala për një rrugë 94 km të gjatë. Është fjala një rrugë për të cilën qeveria shqiptare ka marrë 70 mln borxh kredi nga Fondi Kuvajtjan dhe Arabia Saudite. 11 mln dollarë i ka shtuar qeveria shqiptare nga buxheti dhe gjithësej janë 81 mln. Këto para i kalojnë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të regjistruar si OJF i kontrolluar nga shteti me anë të një bordi.

Këtu është kryetari i bordit Benet Beci, bashkë me zëvendësin e tij Dritan Brahimaj, në të dy anët janë ish-drejtorët ARRSH të arrestuar këto ditë. Mjaftonte kjo rrugë që të ishte një birucë për Benet Becin.

Bëhet tenderi për segmentin e parë të kësaj rruge dhe fiton një firmë bullgare. Kjo firma bullgare nuk është paraqitur fare. Pra këto firma vijnë këtu marrin një shumë të parave dhe ikën dhe punën e bëjnë nënkontraktorët shqiptarë. Kompania "Arifaj" i ka hyrë shtratit të lumit, po merr zhavorin afër urës së Trashovicës.

Nesër ndodh një përmbytje ura nuk e përballon dot. Nëse ka licencë kjo firmë për të marrë zhavor në shtratin e lumit për të bërë  rrugën duhet parë pastaj sa është e kontrolluar kjo gjë, sepse nuk mund ta marrësh kudo.

Nuk shikohet asnjë logo e kompanisë fituese të tenderit.

Këtu po të marrësh dhe të hapësh faqen online të Fondit Shqiptar të Zhvillimit ky me ligjin që i kanë vënë shteti shqiptar ky fond ka detyrimin që të bëjë transparencë të plotë për veprimet që bën. Kur ka 3 vjet që nuk paraqet në faqen e vet raportin vjetor.

Është e vetmja OJF në Shqipëri për të cilin ka dalë një ligj i vecantë nga parlamenti në mënyrë që ti japë para shteti, dhe punët pastaj ti bëjë Beneti.

Vjen një firmë bullgare, fiton tenderin, shet emrin e vet, merr nënkontraktor një firmë shqiptare "Arifaj" me ca lidhje okulte me kryeministrin.

Le ta dëgjojë kryeministri këtë që do them tani: Seç pëshpëritet për një video që kryeministri në tavolinë duke ngrënë drekë në Vlorë thërret Benetin dhe i thotë: Filan tender do tja japësh "Arifajt".

Dikush thotë ku e ke videon?! E di kryeministri që kjo është e vërtetë kjo, e di Arifaj, e di unë, e di dhe Beneti për të tjerat shohim ë bëjmë.

Pra nëse ka një birucë për Dashamir Xhikën për rrugën Tiranë-Elbasan, vetëm me këto gjëra që bëhen atje mund të ketë farë mirë një birucë për Benetin dhe zëdhënësin e tij.

Unë shtroj vetëm një pyetje të thjeshtë: Si është e mundur mo kryeministër që do bëhet kjo rrugë me cilësi, ti e ke futur shtetin borxh 70 mln dollarë. Kuvajtjanëve dhe sauditëve ne e dimë si do ja paguajmë, do ja paguajmë me 70 minare se ata duan të vihen minare dhe nuk ka rëndësi ca bëhet me ato para.

Zoti kryeministër thotë se kjo rrugë do bëhet cilësore. Por si është e mundur që këtu luhet ai mashtrimi i madh i firmës, i kompanisë që bën ofertën më të ulët.

Vjen kompania bullgare dhe thotë se unë e bëj për 2 mld lekë dhe e fiton kjo se bën ofertën më të ulët.

Nëse ecet me logjikën e ofertës më të ulët duhet të futet në burg ai që ka dhënë një shumë të lartë. Këtu funksionon logjika e punës cilësore, tregusve gredencialë të kompanisë.

Me këtë kompani bullgare fantazëm që nuk ekziston fare dhe me firmën "Arifaj" që hap grupa nuk bëhet punë cilësore o zoti Kryeministër. Aty që nesër duhet të shkojë Prokuroria që nesër, se nesër do na shembet ura e Drashovicës dhe do na duhet dyfishi i parave për të bërë urën e re, për të rehabilituar lumin që mos dalë dhe shkaktojë përmbytje, pale rrugën që nuk e bëjmë dot me aq para 23 km, se i kanë vjedhur që sot. Do merrem përsëri me këtë temë.


/Ora News.tv/