Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për abuzime me fondet.

Kastriot Myftaraj: Shqiptarët nuk dinë për disa teatro kukullash të sofistikuar, të ndërlikuar ku zhvaten me qindra milionë euro që janë paratë e tyre. Benet Beci dhe Tritan Brahimaj janë dy drejtuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion me shumë para. Benet Beci ka 13 vjet që është në postin e Drejtorit të "teatrit të kukullave" të quajtur Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Është një "teatër kukullash" që shpërndan qindra milionë euro.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një organizëm në trajtë OJF e krijuar me ligj. Pasi kishte ekzistuar në vendim të Këshillit të Ministrave për një kohë të gjatë si në kohën e PD, si të PS.  Në 2009 me një ligj të posaçëm të Kuvendit, ligji 10130 datë 11 maj 2009, Fondi Shqiptar i Zhvillimit funksionon me ligj përveçse me vendim.

Sesi ka funksionuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit si një "teatër kukullash" ku luhet komedia "pavarësia financiare e shoqërisë civile", e cila merr pjesë në zhvillimin e vendit këtu, do ta tregoj në disa emisione. Sot dua ta nis, duke thënë se ky "teatër kukullash" ku zoti Beci është drejtor prej 13 vjetësh megjithëse mandatin e ka 5 vjeçar, zgjidhet, rizgjidhet, rizgjidhet përsëri dhe ku zëvendës/drejtori ekzekutiv i tij është Tritan Brahimaj është një teatër shumë fitimprurës për këta të dy dhe shumë të tjerë.

Kanë edhe një klan shumë fitimprurës, një klan firmash që fitojnë tenderat. Vetë i bëjnë tenderat, vetë i certifikojnë punimet që bëhen. Këto qindra milionë euro duhet të përdoren për rrugë, ujësjellësa, kanalizime të ujërave të zeza, të ujërave të bardha.Duhet të përdoren në zonat rurale, në fshat, megjithëse ka tjetër fond atje, duhet të përdoren në qytete, anembanë vendit.Se çfarë është rezultati i këtyre do të flas më hollësisht në ditët në vazhdim. 

Kjo veprimtari u ka rezultuar shumë fitimprurëse këtyre dhe për këtë provë është vila që ka ndërtuar zoti Benet pranë Yzberishtit në vendin që quhet Prush. Është një vilë për të cilën janë shpronësuar disa hektarët tokë, supermoderne. Nga ato ndërtime ku pajisja kushtojnë po aq sa ndërtimi.


Ka një gjë shumë interesante. Vila është ndërtuar në rrëzë të kodrës. Vila në shpatin e  kodrave ndërtojnë njerëzit që kanë diçka për të mbrojtur, për fshehur. Kjo vilë është më e madhe nëntokë dhe në faqen e kodrës sesa pjesa që duket. Këta njerëz kanë bërë shumë pasuri në mënyrë abuzive që nuk kanë besim se ku ta çojnë, ta çojnë në bankat jashtë e shohin se çfarë ndodh në ofshoret ku herë pas here zbulohen, kompanitë pësojnë humbje në bursa si në krizën financiare, ua përgjysmojnë dhe nuk ankohen dot. Po të ankohen u thonë ku i gjetët këto para, arrestohen në vendet e tyre. Kanë gjetur ca mënyra, i mbajnë paratë nëpër kasaforta të thella, tunele, aty i kthejnë në gurë të çuar, diamantë, piktura të shtrenjta, bizhuteri të shtrenjta por edhe në cash që e mbajnë dhe e qarkullojnë përmes njerëzve të tjerë. Janë skema shumë të sofistikuara.

Në ditët në vazhdim do të tregoj dhe video. Nëse do të dilte ndonjë ligj në Shqipëri që vilave të tilla të bëra nga pushtetarët tu bëhej kontroll ju siguroj se vetëm sistemet e alarmit aty dhe vendet e fshehta do të dilte se kanë një kosto 2 herë më të madhe se ndërtimi i vilës, imagjino sendet e tjera që do gjendeshin atje. Beci ka marrë paratë e donatorëve të huaj për shumë vite dhe duket sikur ka gjetur mirëkuptim me ta, paguan përqindje.

Ishte me Saliun 8 vjet, është mik dhe me Ramën dhe vazhdon mban postin që ka. Jam i sigurt se nëse FBI do ta asistojë Shqipërinë këta nuk mund të jenë peshq të vegjël, janë pesh të mëdhenj. Mjafton tu kontrollosh vilat dhe do të zbuloheshin çudira, do zbuloheshin shumë nga paratë e shqiptarëve që janë marrë në mënyrë abuzive.


/Ora News.tv/