Kush e bën politikën amerikane për Shqipërin? Kësaj pyetje i është përgjigjur Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska".

Myftaraj: SHBA kanë një ndikim shumë të madh në politikën shqiptare dhe gjithçka ndodh në Shqipëri. Po kush e bën politikën amerikane për Shqipërinë?!

Janë njerëz konkret ata që në zinxhirin institucional të DASH janë të ngarkuar të formulojnë politikën amerikane edhe për Shqipërinë, brenda strukturave përkatëse.

Në bazë është ambasada e SHBA në Tiranë, pastaj politikbërja amerikane për Shqipërinë shkon sipas një zinxhiri duke kaluar në DASH.

Në DASH janë 6 zyra të cilat mbulojnë gjithë botën dhe ndër to është zyra e çështjeve europiane dhe euroaziatike. Këto 6 byro varen nga nënsekretari i shtetit për çështje politike, i cili është Thomas Sharon. Ky është është emëruar në shkur të 2016, pra është një emërim i administratës së Obamës.

Më tutje, brenda byrosë së çështjeve europiane dhe euroaziatike është në krye një asistent që e drejton byronë, Iron West Mitchell.

Ky është emëruar në tetor të 2017, pra është një emërim i administratës së Trump.

Pastaj është ndarja më e ulët që është në DASH. Është zyra për çështjet e Europës Jug-Qendrore. Kjo përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë. Drejtori i saj është Metju Palmer.

Zoti Metju Palmer është dhe ky një person shumë interesant. Edhe ky i përket administratës së Obamës, është personi që merret mësëshumti merret me Shqipërinë. Ka qenë zyrtar në ambasadën në Beograd në 93-95. Ka qenë deskoficer për Jugosllavinë 97-99. Gjithashtu është zv/shefi i delegacionit për konferencën e Rambujesë për Kosovën. Më pas ka mbajtur detyra si drejtor për Europën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA në 2006-2007. Në 2014-2016 drejtor për cështjet shumë palëshe, më pas kaloi në Pacifik. Në 2011-2014 ka qenë në Beograd si këshilltar politik. Është edhe shkrimtar gjithashtu. Ka shkruar disa romene me temë diplomatiko të spiunazhit.

Është nëndrejtoresha që merret më specifikisht, zonja Suzana Falatko. Më tutje, në fund është deskoficeri për Shqipërinë, kjo është zonja Ivna Giauque. Është prej disa vitesh desk oficeri për Shqipërinë ka mbajtur detyra diplomatike në disa vende. Kjo është personi i fundit që merret me Shqipërinë.

Këta janë njerëzit që merren dhe formulojnë politikën e Shqipërisë dhe më pas e çojnë më lart në zyrën e sekretarit të DASH.


/Ora News.tv/