Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ju Flet Moska” moderatori Kastritot Myftaraj referuar grabitjes së 10 milionë eurove dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit tha se pas më shumë se 48 orëve nuk ka asnjë arrestim zyrtarësh të lartë.

Myftaraj: Ajo që ndodhi në Rinas, para dy ditësh do të mbetet në histori 9/4. 48 orë pas ngjarjes madje dhe më tepër, nuk kemi asnjë arrestim zyrtarësh përgjegjës, qoftë Policisë së Shtetit, Kompanisë private të sigurimeve, apo administratës së koncesionarit, sepse edhe ata janë përgjegjës.

Kur u bë grabitja e kaluar në 2016, me mercedesin e kuq që hyri brenda rrethimit të aeroportit, brenda më pak se 24 orë, Prokuroria lëshoi urdhër arresti për 4 persona që ishin një nga koncesionari, dy zyrtarë dhe një i bankave që bënin transportin.

Ministritë që kanë lejuar koncesionarin të funksionojë nuk duhet të kalojnë pa u prekur.

Pse Policia nuk ishte para kësaj dere ku hyrën grabitësit. Sipas marrëveshjes me koncesionarin kështu duhet të ishte. Prania e policisë qoftë edhe me një blind do t’i kishte bërë bandidtët të shkurajoheshin. Fakti që nuk ka arrestime tregon një papërgjegjshmëri të vetë shtetit, që Prokuroia është e kapur nga vetë shteti.

/Ora News.tv/