"Ju flet Moska": Analizë e raportit të SHISH për djegien e selisë së Kuvendit

"Ju flet Moska": Analizë e raportit të SHISH për

Kastriot Myftaraj: Prej disa ditëve është bërë i njohur publikisht, zyrtarisht një raport sekret i SHISH i cili thotë se në 8 qershor të këtij viti me rastin e  protestës së opozitës një grup komando i ardhur nga Kosova ose troje të tjera shqiptare si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, do të përfitonte nga protesta për të djegur ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë. Raporti ka shumë pak rreshta, megjithëse nuk është bërë i njohur si tekst integral. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së tij ka dalë dhe ka dalë qëllimisht. 

Raporti është shkruar në mënyrë të tillë për ti bërë njerëzit më shumë të nënkuptojnë sesa të kuptojnë. Deri tani raportit nuk i është bërë një analizë profesionale. Në raport nuk thuhet asgjë se kur i ka marrë të dhënat e para SHISH, del që ka bashkëpunuar me shërbimet partnere, por nuk del që ka bashkëpunuar me agjencinë e antiterrorit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo është hije e madhe dyshimi për raportin se qëllimi i atyre që e kanë bërë janë në Tiranë. Autori i raportit është Mero Baze. 

Qëllimi i raportit është që të krijojë përshtypjen se opozita kishte krijuar këtë grup komando të armatosur.3 muaj e gjysmë pas ngjarjes nuk ka filluar të merret prokuroria me raportin. Nuk jepen të dhëna për identitetin e grupit, nuk thuhet a ishin të armatosur dhe si do të çanin rrethimin policor të Kuvendit. Selia e Kuvendit është objekt i rëndësisë të veçantë me mbrojtje të posaçme, aq më tepër në ditë protestash, ky sulm mund të bëhej vetëm me armë. Ky grup i armatosur aq më tepër se vinte nga jashtë nuk mund të hynte në Shqipëri 2-3 ditë para datës 8 qershor se do të binte në sy, do të fuste armët. Në pjesën e raportit që nuk është bërë publike, nënkuptohet se grupi komando ishte strehuar te selia e PD pas Kuvendit dhe që aty do të çante për të pushtuar Kuvendin. Qëllimi është të dalë që opozita ka organizuar kryengritje. Janë tre vepra penale që janë ezauruar dhe pa u kryer ngjarja. 

Kemi komplotin, kryengritjen se është planifikuar një kryengritje. Ja do të sulmonte dhe hynte në Kuvend, do të binte në grackë, do të rrethohej nga policia. Ishte ndërmarrje e pashpresë dhe opozita nuk besoj se mund ta bënte këtë marrëzi. Duket më tepër si sajesë e bërë nga ndonjë provokator, rekrutohen provokatorë sa të duash. Nëse ky grup është krijuar do të ishin bërë hetime në rajon. Nuk zhduken këto të dhëna kështu. Raporti i SHISH tregon se SHISH është kompromentuar shumë keq me qeverinë dhe ka ide shumë të mbrapshta në këtë vend për vendosjen e një diktature duke eleminuar fizikisht opozitën.


EMISIONET