Debati i fundit në distancë i Amabsadorit amerikan me kryeministrin shqiptar, pas deklaratës së këtij të fundit në Kuvend lidhur me çështjen e vëllait të Ministrit Xhafaj ishte në fokus të analizës së sotme të emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë hyrë në një situatë komike për shkak të një debati të panevojshëm midis kryeministrit Rama dhe  ambasadorit Lu ku mesa duket Kryeministri nuk po e kupton dot gafën që ka bërë. Kryeministri Rama dje në parlament me rastin e  debatit në parlament për aferën e vëllait të Ministrit Xhafaj paraqiti një doktrinë që mund të quhet doktrina Rama për autoritetin më të lartë ligjor në vend. 

Në kohën kur po flitet për forcën e ligjit dhe drejtësinë në vend Rama tha se nuk ekziston një çështje sado të flitet për të në rast se për nuk flet Ambasadori amerikan. Rama i dha Ambasadorit amerikan një atribut që as nuk e kanë kërkuar SHBA-të në Shqipëri.Kështu dalim në botë si vend qesharak. Rama tha se autoriteti më i lartë mbi ligjin është Ambasadori amerikan. Realisht është një fuqi që SHBA nuk kanë se çfarë e duan në Shqipëri.



/Ora News.tv/