"Ju eksportoni drogë dhe prostituta", ja si i është përgjigjur Alfred Moisiu eurodeputetit

"Ju eksportoni drogë dhe prostituta", ja si i është

Nisur nga situata e fundit në vend, ku parlamenti holandez ka votuar për ti kthyer vizat shqiptarëve, ish-Presidenti Moisiu në studion e lajmeve të RTV Ora ka treguar bisedën me një eurodeputet në vitin 2002.

Alfred Moisiu: Në 2002 më vjen një delegacion nga Këshilli i Evropës, me disa parlamentarë Evropian dhe i kryesuar nga një parlamentar portugez. Më tha mua: Zoti President, ju po eksportoni drogë, po eksportoni prostituta...këto probleme që diskutohen dhe sot. 

I thashë: Po, ke shumë të drejtë është e vërtetë. Po kam një pyetje zoti deputet.

"Urdhëro", tha.

-Këto ku shkojnë, kush i kërkon, kush i pret atje? Sepse ka një ligj, pa kërkesë nuk ka ofertë. Pra shikoni dhe ato hallet tuaja dhe problemet tuaja. Mos na i hidhni të tëra në kurriz. Por për fat të keq kjo vazhdon.  

EMISIONET