Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç ka thënë se Beogradi edhe pse jo zyrtarisht, dëshiron ta marrë Veriun në këmbim të njohjes për Kosovën.

Ai këto komente i bëri në tryezën me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”. Sipas Jovanoviq, kohëve të fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.

“E përkrahi edhe dialogun. Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”, u shpreh Jovanoviç.

Ai akuzoi Beogradin për ndalimin e karateistëve kosovarë që të hyjnë në Serbi.

Jovanoviq më tej theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë bisedimet dhe të ballafaqohen me problemet.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanët dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur të gjitha hapësirat për manovra. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. E pashë intervistën e Vuçiqit, e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut, është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë Jovanoviq. /Telegrafi/

/Ora News.tv/