Jorginho largohet nga Napoli, ja çfarë i dhurojnë Hamsik me shokë

Jorginho largohet nga Napoli, ja çfarë i dhurojnë Hamsik me

E ardhmja e Jorginho duket se është vendosur. Mesfushori italo-brazilian është shumë pranë transferimit tek Chelsea. Megjithatë, ylli i kombëtares italiane ka pranuar se do të humbasë shumë, pasi do lë pas një skuadër si Napoli.

"Unë do të humbas Napolin pas pesë vitesh të kaluara këtu ... Unë mbetem i lidhur përgjithmonë me këtë qytet",-tha fillimisht mefshori.

Ndërsa ai do të bashkohet me Chelsean, Jorginhos iu kërkua të përshëndeste ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri.

"Unë do ta bëj këtë për ju!"-deklaroi Jorginho.

Kartoni i 26 vjeçarit pritet t'i kushtoj plot 65 milionë euro arkave të londinezë, ndërkohë që thuhet se ai kishte organizuar një lamtumire me miqtë e tij tek Napoli të martën në mbrëmje dhe thuhet se ata i dhanë atij një dhuratë për përvojën e tij të re në Angli.

Kjo përfshinte makarona, domate të vërteta napolitane dhe një libër komik Topolino të shkruar në gjuhën angleze.

EMISIONET