Jorge Sampaoli ka lavdëruar Lionel Messin duke e cilësuar "pleshtin" si një lojtar fantastik dhe një njeri që vetëm di të mahnisë dhe është i lumtur që e ka në skuadër.

"Kur Leo më përqafoi, isha shumë krenar dhe i lumtur. Unë jam i pasionuar çdo ditë, kam qenë në gjendje të udhëtoj dhe të ndaj shumë momente me të. Ai më njeh mirë dhe kemi një ëndërr të përbashkët. Sa herë që Lionel Messi luan ai tregon se ai është një lojtar fantastik, mbi të gjithë një njeri, por ai ka nevojë për mbështetje nga shokët e tij, vetëm atëherë ai do të luajë në mënyrën më të mirë, ashtu siç bëri shumicën e kohës sot.

"Ana e tij njerëzore është e mahnitshme, ai qan dhe vuan, ai është i lumtur kur Argjentina fiton, është e rëndësishme që ai të ndahet me ato ndjenja."-përfundoi Sampaoli në konferencën për shtyp pas fitores kundër Nigerisë.

Messi ka fituar një numër të madh trofesë me Barcelonën, por titujt e tij të vetëm me Argjentinën mbeten Kampionati Botëror i Under 20-të i vitit 2005 dhe medaljen e artë olimpike të vitit 2008.

/Ora News.tv/