Moderatorja e njohur Jonida Vokshi ka zgjedhur që të shfaqet për herë të parë në ekran me partnerin dhe ta vendosë në siklet.

Në puntatën e rradhës të emisionit "Personale", ajo ka ftuar partnerin e saj Besnik Krapi për ta intervistuar, duke mbajtur kështu një kujtim.

Në videon e publikuar në Instagram ku shfaq prapaskenat e xhirimeve, Jonida tregoi pyetjet e sikletshme që i bëri aktorit në lidhje me jetën personale.

"A është nusja ashtu siç e ke ëndërruar? Cfarë nuk do kishe dashur të ndodhte në dasmën tënde?", ishin dy pyetjet e sikletshme që i bëri partnerit, gjë që ka shkaktuar mjaft të qeshura.

Ndërsa në videon që ka publikuar aktori Krapi vihet re se në fund të intervistës shkëmbejnë një puthje të ëmbël.

Kujtojmë se Jonida dhe Besniku do të martohen në shtator të këtij viti.

/Ora News.tv/