Jona Spahiu zbulon domethënien e emrit të djalit

Jona Spahiu zbulon domethënien e emrit të djalit

Moderatorja Jona Spahiu ka vetëm pak ditë që është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka zbuluar emrin dhe domethënien e fëmijës me një postim në profilin e saj në Instagram.

Vogëlushi është pagëzuar me emrin Raiden, që e ka zgjedhur halla e tij. Kuptimi i emrit të tij është Zoti i Dritës dhe Vetëtimës, shpjegon Jona.

"Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri", shkruajti Jona në videon ku tregohen momente në spital, në dhomën e bebit dhe kur mbajnë fëmijën në krah.

EMISIONET