Kandidati për lider të konservatorëve dhe për kryeministër të ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson  ka paralajmëruar BE se do të refuzonte të paguante rreth 39 milionë funte ose mbi 40 milionë euro për divorcin pa një marrëveshje të re për Brexitin.

Boris Johnson tha edhe se ai do të rrëzonte edhe marrëveshjet e pranuara për kufirin me Irlandën.

 “Miqtë dhe partnerët tanë duhet të kuptojnë se ato para do të bllokohen deri sa ne të arrijmë një qartësi më të madhe për atë që na pret”, tha ai.

Komentet e ish-sekretarit të jashtëm britanik, u bënë në një intervistë për The Sunday Times.

/Ora News.tv/