Johnny Depp vishet si Jack Sparrow dhe viziton pacientët me kancer

Johnny Depp vishet si Jack Sparrow dhe viziton pacientët me kancer

Edhe pse nuk do të jetë më pjesë e Piratëve të Karaibeve, ylli i Hollywood Johnny Depp është veshur me kostumin e personazhit të dashur Jack Sparrow dhe vizitoi pacientët e sëmurë në Curie Institute në Paris. Në spital trajtohen pacientët me kancer.

Aktori iu uroi të rriturve dhe fëmijëve pushime të lumtura si edhe shprehu mbështetjen për ta.

Fotografitë e vizitës së ëmbël tregojnë Depp duke përqafuar pacientët me kancer, duke biseduar me stafin mjekësor dhe nënshkruar autografe për adhuruesit e tij.

Curie Institute është spital dhe një nga qendrat më të mira kërkimore në botë për kancerin.

“Vizita e befasishme e Jack Sparrow. Pirati më i famshëm për fëmijët dhe adoleshentët në pediatrinë tonë,”-shkruan spitali në një postim në Instagram. “Një dhuratë që u dha gëzim pacientëve, familjarëve, mjekëve dhe studiuesve.”

Vetëm pak javë më parë u dha lajmi se Johnny nuk do luajë më rolin e Kapiten Jack Sparroë pas 15 vjetësh.



Cet après-midi, #JackSparrow

EMISIONET