Johnny Depp në lidhje me balerinën 32 vite më të vogël

Johnny Depp në lidhje me balerinën 32 vite më të vogël

Johnny Depp raportohet se është në një lidhje me një balerinë.

Aktori u fotografua përkrah ruses 23-vjeçare,  Polina Glen dhe menjëherë mediat kanë aluduar se çifti është në një lidhje.

Balerina raportohet se është kthyer në Rusi dhe po fshihet në apartamentin e babait të saj pas publikimit të lajmit.

Miqtë e Glen janë shprehur se aktori dhe 23-vjeçarja janë në një lidhje prej 1 viti. Sipas tyre ata u takuan në një parti në Los Angeles.

Por balerina nuk ka pranuar të komentojë ngjarjen pasi u pa në Shën Petersburg të shtunën.

Ndërsa babai i saj, i cili është 4 vite më i vogël se Depp, nuk pranoi të komentonte romancën e vajzës duke thënë: "Nuk jap asnjë intervistë pa lejen e Polinës. Është jeta e saj personale. Kështu që nuk kam asgjë për t'iu thënë."

Polina dhe Johnny u fotografuan së bashku duke puthur në fillim të vitit 2019 në një hotel në Beograd, ku 55-vjeçari po bënte xhirimet e filmit të ri Minamata.

Ka raportime se çifti jeton së bashku dhe po planifikon të martohet.

EMISIONET