Yjet e WWE John Cena dhe Nikki Bella i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

Çifti i famshëm që u fejua para një viti përpara mijëra tifozëve në Wrestlemania 33 kanë vendosur që të ndahen.

Pas 6 vitesh së bashku mesa duket çdo gjë ka përfunduar.

Ata kanë qenë së bashku që nga viti 2012. Lajmi është konfimuar nga Bella, por nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e marrë.

"Pas 6 vitesh së bashku Nikki Bella dhe John Cena njoftojnë ndarjen e tyre si çift. Ndërkohë që ky vendim është i vështirë ne vazhdojmë që të kemi një dashuri të madhe dhe respekt për njëri-tjetrin. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe."

John Cena në prill të 2017 i propozoi Bellës për martesë në ringun e WrestleMania 33 përpara mijëra spekatatorëve.

Në janar  të këtij viti u raportua se ata po planifikonin martesën. Por çdo gjë ka përfunduar.

/Ora News.tv/