Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn në një mesazh në twitter shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë.

Hahn: I lumtur që Këshilli Europian sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë Veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së

/Ora News.tv/