Joaquin Phoenix do bëjë pjesë në familjen e madhe të DC Comics.

Është konfirmuar zyrtarisht që do interpretojë Joker-in në një tjetër film  dedikuar ikonës të së keqes, armik i Batmanit.

Filmi do ketë për regjisor Todd Phillips dhe do jetë tërësisht i shkëputur nga ai i mëparshmi, duke inauguruar kështu një cikël më autorial dhe më të zymtë se pararendësi, i cili është kritikuar deri më tani.

Filmi është përkufizuar nga krerët e DC si një histori e 'kazanit që zien' ambjentuar në qytetin e Gotham në vitet '80.

Xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, me një buxhet prej afro 55 milionë dollarë (shifër shumë e ulët për një kinemakomik), dhe mund të dalë në ekranin e madh që në 2019n.

Joaquin Phoenix mori tre nominime në Oscar për punën e tij në "The Master" të Paul Thomas Anderson, "Kur dashuria djeg shpirtin" të James Mangold, në rolin e Johnny Cash dhe "Gladiatori" të Ridley Scott.

Gjithashtu fitoi çmimin si Aktori më i mirë në Festivalin e Kanës në 2017n për filmin: "You Ëere Never Really Here" të Lynne Ramsey.

/Ora News.tv/