Jo në Alpe, Meta: Me Ramën do të ngjisja malet e Jugut

Jo në Alpe, Meta: Me Ramën do të ngjisja malet e Jugut

I njohur së fundmi për pasionin e tij për hiking (ecje), presidenti Ilir Meta është shprehur se me kryeministrin Rama do të mund të bënte ecje në malet e jugut, duke marrë parasysh lidhjen e këtij të fundit me zonën e tij elektorale.

Gazetari: Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë?

Presidenti Meta: Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit...

Gazetari: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?

Presidenti Meta: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.

Gazetari: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?

Presidenti Meta: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.

Në emisionin "Opinion", Meta tha se ka një ftesë edhe nga kryeministri Haradinaj me të cilin bashkëndajnë të njëjtin pasion.

Presidenti Meta: Akoma nuk kemi bërë ngjitje me kryeministrin e Kosovës. Ai më ka ftuar për në Kosovë.

Gazetari: Mesa di unë edhe zoti Haradinaj ruan të njëjtin pasion?

Presidenti Meta: Po, po, ai është legjionar në këtë drejtim. Ai e ka bërë prej kohësh dhe e bën në mënyrë të vazhdueshme. Do bëjmë diçka edhe me të besoj, në Kosovë ose në Shqipëri.

Gazetari: Ku do ngjiteni, se Jezercën e keni ngjitur? A ka një vend tjetër interesant të veçantë ku mund të ngjitesh në Shqipëri apo Kosovë?

Presidenti Meta: Patjetër që ka, Shqipëria ka shumë vende. Jezerca është më e vështira, por ka shumë vende të bukura, siç është edhe vetë Valbonë–Theth, Curraj që sapo e bëra është i jashtëzakonshëm. Curraj ka një avantazh sepse është i pacenuar, është i paprekur nga ndërtimet pa kriter.

Jo vetëm kaq por Curraj ka një komunitet të mrekullueshëm, të cilët kanë financuar vetë hapjen e rrugës në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tropojës dhe kanë bërë dhe një pakt që të mos cenojnë ndërtimet karakteristike të zonës dhe te ruajnë peizazhin në mënyrë më besnike, do te jetë gjë e mrekullueshme.

EMISIONET