"Jo më seks në rrethrrotullime"

"Jo më seks në rrethrrotullime"

"Jo më seks në rrethrrotullime" është fushata e fundit nga Administrata e rrugëve publike në Norvegji.

Terje Moe Gustavsen, ish-ministre e Transportit që tani drejton Administratën e Rrugëve Publike, dëshiron të ndalojë studentët e shkollave të mesme që festojnë fundin e studimeve të tyre, duke bërë seks publik në rrethrrotullime, sepse mund të jetë "tepër surprizë" për shoferët.

Tradicionalisht, nxënësit e shkollave të mesme angazhohen në një festë njëmujore në fund të studimeve të tyre të quajtura "Russ", që përfshin pijet e rënda alkoolike, piknikët dhe nganjëherë sfidojnë edhe moralin publik. 

Festimet nisin rreth 20 prillit dhe përfundojnë më 17 maj - ditën kombëtare të Norvegjisë.

Të diplomuarit kanë tendencë të dalin jashtë ndërsa udhëtojnë nëpër qytete në kamionë të pikturuar me ngjyrë të kuqe ose blu. Festimet e tyre të turbullta ndryshojnë nga shkolla në shkollë, por pothuajse të gjitha përfshijnë sasi të mëdha të alkoolit, lakuriqësisë dhe seksit.

Gustavsen tha në një deklaratë të cituar nga EuroNews se: "Gjithkush e kupton se të qenit në dhe pranë rrethrrotullimeve është një rrezik për trafikun".

"Mund të mos jetë aq e rrezikshme që dikush të jetë pa rroba në urë, por shoferët mund të jenë shumë të habitur dhe të harrojnë se po ngasin", tha ajo, duke shtuar se Russ duhet të jetë një kohë e lumtur për të menduar përsëri.

EMISIONET