Paralelisht me protestën e studentëve, po zhvillohet edhe protesta e banorëve të Bregut të Lumit për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

"Mos puno me dy standarde.Duam shpronësimin!" janë thirrjet e banorëve.

Banori: Jemi 30 vjet, shtëpitë i kemi ndërtuar me djersë dhe gjak.Shtëpinë time do ta mbroj me gjak

Banori: Kryeministri vetëm në Kopështin Zoologjik do të gjejë vetëveten.

Klevis Balliu: Një qeveri vendos të shpronësojë sipas dëshirës së tyre.Qeveria duhet të kuptojë se me protestën tek Astiri, Shkoza, Bulevardi, me protestën e studentëve, kjo qeveri ka marrë fund.


/Ora News.tv/