Jetonin mes minjve e insekteve, arrestohet sipërmarrësi shqiptar që shfrytëzonte bashkëkombasit në Itali

Jetonin mes minjve e insekteve, arrestohet sipërmarrësi shqiptar

Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve.

Kjo është situata e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.

Mes punonjësve shqiptarë ishte edhe një grua shtatëzënë e detyruar të punonte në një femrë patëllxhanash në një temperaturë mbi 40 gradë.

Ndaj sipërmarrësit Auglent Lalollari është lëshuar urdhëri i arrestimit për shfrytëzim në punë, kërcënim e zhvatje. Me të njëjtën akuzë është denoncuar dhe babai i tij.

Gjithashtu sipërmarrësi shqiptar akuzohet dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Në fermën e 33-vjeçarit janë gjetur dhe disa objekte të vjedhura si një motor etj.

EMISIONET