Jeton me të shkuarën, shijon të tashmen apo ëndërron të ardhmen? Ta thotë horoskopi

Jeton me të shkuarën, shijon të tashmen apo ëndërron

Ka nga ata që jetojnë me të shkuarën dhe nuk e 'përcjellin' dot ç'ka ndodhur dhe ka nga ata që i dedikohen të ardhmes me shpresa të mëdha.

Në bazë të shenjës sonë zodiakale, Horoskopi na ndihmon të zbulojmë se në cilën kohë preferojmë të jetojmë.

DASHI - Kur bëhet fjalë për udhëtim në kohë, duhet ta pranosh se shpirti yt aventurier, ekzaltohet. Por, papritur, të pëlqen ta jetosh me intensitet të tashmen në të gjitha dimensionet.

Je person i aksionit! Nuk është në natyrën tënde të planifikosh të ardhmen dhe të duket humbje kohe të mendosh për të shkuarën. Në këtë mënyrë, arrin të shijosh çdo çast të jetës tënde.

Gjithsesi, nganjëherë mund të të shërbejë të mendosh për pasojat e veprimeve të tua.

DEMI - Je person me 'këmbë në tokë' dhe nuk ke dyshime se e tashmja është më e dëshirueshme se e shkuara dhe e ardhmja.

Por kur mendon për atë që mund të ndodhë në të ardhmen, të nis ankthi. Preferon të jetosh në mënyrë më të qetë të tashmen, me ritmet e tua: të ngadalta, por konstante.

Për ty është e rëndësishme të rrethohesh nga njerëz që nuk të vënë nën presion.

BINJAKET - Mendimet e tua udhëtojnë me shpejtësi aq të madhe sa të bëjnë të mendosh, që je tashmë në të ardhmen. Je njeri që lodhesh shpejt nga çdo gjë dhe kushdo.

Nga e shkuara do të kujtosh vetëm gjërat e këndshme dhe ato që të rrisin autostimën, të cilën nganjëherë e ke në nivele të larta: ndihesh shpesh një hap para të tjerëve dhe do ta vësh në dukje.

Mos e nënvleftëso faktin që e ardhmja jote varet nga të gjitha veprimet e së shkuarës dhe të tashmes.

GAFORRJA - Një person nostalgjik dhe melankolik si ty ka gjithnjë raport të ngushtë me të shkuarën: aty strehoesh shpesh herë kur je me humor të keq apo kur ke nevojë të marrësh një vendim të rëndësishëm.

Çdo emocion i përjetuar në të shkuarën ka domethënie për ty dhe nuk ke ndërmend ta harrosh, e mirë apo e keqe qoftë eksperienca e përjetuar.

Kujtohu se, për të mirëpritur të rejat, nganjëherë është mirë t'i lësht gjërat të shkojnë, apo edhe njerëzit të dalin nga jeta jote.

LUANI - Mjafton të të vëzhgosh për të kuptuar se ndihesh më mirë teksa jeton të tashmen. Ty të pëlqen të shijosh jetën ashtu si vjen.

E shkuara mund të jetë e këndshme, por kujtimet jo gjithnjë janë të bukura. Nëse dëshiron të marrësh një kompliment apo mirënjohje, nuk e kupton që duhet të presësh: nevojat e së tashmes mund të jenë të ndryshme nga ato të  së ardhmes.

Pretendon shumë nga të tjerët dhe në moment!

VIRGJËRESHA - Ty të pëlqen të programosh me detaje çdo gjë. Mendja jote llogaritëse dashuron të programojë me afat të gjatë të ardhmen dhe impenjohesh derisa t'i kesh realizuar me detaje. Nga e ardhmja të pëlqen mundësia për ta programuar më parë.

Ndonjëherë, ama, mund t'i lësh hapësirë të papriturës sepse mund të të habisë dhe mund të bëjë të kalosh çdo limit.

PESHORJA - Të jetosh në të shkuarën mund të jetë shumë impenjative për një person si ty që dashuron lehtësinë.

Të impenjohesh tek e tashmja, do të thotë se duhet të bësh zgjedhje, pa patur mundësinë për t'i korigjuar më pas.

E ardhmja të tërheq shumë, por të kujton se, me kalimin e kohës, plakesh.

Idealja për ty do të ishte të jetoje në një botë pa kohë, pa ankth dhe shqetësime dhe pa pendesa. Harmonia dhe paqja të cilën kërkon, shkojnë përtej kohës dhe rrethanave.

AKREPI - E dinë të gjithë që ti dashuron të jetosh në të shkuarën dhe nuk ka moment në të tashmen tënde që të mos kushtëzohet nga ngjarjet që të kanë ndodhur ditë, muaj apo edhe vite më parë.

E shkuara të tërheq dhe të bën për vete. Nuk harron asgjë, as të mirat dhe as të këqijat që të kanë bërë. Gjithsesi, kjo lidhje e ngushë me të shkuarën, të pengon të shijosh të tashmen dhe ka raste kur le të të shpëtojnë raste shumë të mira.

SHIGJETARI - Entuziazmi yt dhe optimizmi i vazhdueshëm janë të lidhur me faktin se ti jeton të tashmen me gëzim dhe intensitet. Nuk do ta ndërroje kurrë me të ardhmen apo të shkuarën tënde.

Përpiqesh të vësh në zbatim mësimet e së shkuarës dhe impenjohesh që veprimet e të tashmes të  jenë bazë për një të ardhme të lumtur. Ky është sekreti i buzëqeshjeve të tua dhe do doje që të gjithë miqtë e tu ta kuptonin rëndësinë dhe nevojën për të jetuar këtu dhe tani.

BRICJAPI - Saturni, posedues i kohës, është guvernator i shenjës tënde. mbase, pikërisht për këtë, arrin të lundrosh qetësisht mes së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.

Nuk je person veçanërisht melankonik, por bën gjithnjë shumë kujdes për të mos bërë gabimet e së shkuarës.

Shfrytëzon të tashmen për të punuar dhe për të krijuar diçka të qëndrueshme për të ardhmen tënde. Ke programuar ndërkohë gjithçka që do bësh në vitet e ardhshme: të kesh një projekt të qartë, është çelësi i suksesit tënd!

UJORI - Ëndrra jote është të hidhesh në botën e së ardhmes, për të njohur zbulimet e reja shkencore dhe të kesh mundësinë për të udhëtuar në hapësirë e për të vizituar planetet e tjerë.

E tashmja shpesh të mërzit dhe e skuara tashmë ka ikur (mendon se nuk ka më asgjë për të të ofruar), ndërsa në të ardhmen gjendet gjithçka për të cilën ti aspiron, me mendoje shumë kurioze.

Kush të vëzhgon me vëmendje, mund të dallojë me lehtësi se ti nuk përqendrohesh asnjëherë në të tashmen, por sheh gjithnjë para!

PESHQIT - Ti ke një koncept të çuditshëm të kohës dhe duket sikur koha për ty nuk ekziston. Ti mendon se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë e njëjta gjë.

Ti ke një vizion shumë romantik për kohën dhe për jetën në përgjithësi. Nuk të intereson nëse në të shkuarën diçka mund të ketë vajtur keq, nëse ke mundësi ta përmirësosh në të tashmen.

Në botën tënde 'përrallore' koha nuk ekziston dhe mund të jesh e lumtur përgjithmonë.

EMISIONET