Jeta e qytetit mund të nxisë plakjen?

Jeta e qytetit mund të nxisë plakjen?

Cilat janë gjërat që në vërtetë të rrisin moshën?

Duke e ditur, i jep mundësi vetes edhe për t’i luftuar. Kush e dinte që jeta e qytetit mund të nxiste plakjen? Hidhini një sy listës.

Takimet stresuese: Prezantimet dhe takimet me njerëz të ndryshëm mund të të plakin. Orët e gjata dhe të lodhshme, përpjekjet për të rënë në marrëveshje nga më të ndryshmet, bëhen të lodhshme në fund të ditës dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në lëkurë. Sapo kjo bëhet e shpeshtë, lëkura fillon të ndryshojë ngjyrë, madje edhe të tregojë vazhdimisht lodhje.

Ekrani i kompjuterit:Sa herë gjendesh para kompjuterit dhe mendon që gjatë 8 orëve të ditës nuk do t’i shpëtosh dot dritës së tij, kjo është vërtet shkatërruese edhe për lëkurën.

Jeta e qytetit:Njerëzit që jetojnë në qytet plaken 10 për qind më shpejt se ata që jetojnë në periferi apo në fshat. Kjo për shkak të ajrit të ndotur, i cili i vret proteinat që e mbajnë fytyrën të freskët.

Puna deri në 4 pasdite: Është një ditë e gjatë dhe e lodhshme, jashtë mund të jetë errësirë (në dimër) dhe ndoshta ke nevojë për të rritur nivelin e sheqerit pas 8 orëve punë.

Dushi i mëngjesit:Është momenti gjatë të cilit të duhet të vraposh për të arritur orarin. Dushi është mënyra më e mirë për të nisur ditën, por mjaft i dëmshëm për lëkurën, sepse pasi ke bërë një dush me ujë të ngrohtë dhe më pas del në ajër të freskët apo të ftohtë, fytyra krijon tharje./ATA/

EMISIONET