Bosi i krimit, lindur në Texas, Edgar Valdez Villareal është dënuar me 49 vite burg për trafikim kokaine dhe lidhje me kartelin e dhunshëm të drogës El Chapo, shkruan 'Russia Today'

Gangsteri i njohur si La Barbie, për shkak të lëkurës së tij të çelët, u deklarua fajtor për akuzat që kishin të bënin me drejtimin e operacioneve për bandat me bazë në Meksikë Sinaloa dhe Arturo Beltran-Leyva.

Ai u arrestua në 2010n, pasi agjentë amerikanë të drogës zbuluan krimet e tij, pas një sërë përgjimesh.

Grupet e krimit të organizuar kanë qenë të bashkuar dikur në Mexico, para se të shpërthenin mosmarrëvveshjet mes anëtarëve të familjes Beltran-Leyva me lidershipin e Joaquin, ‘El Chapo’ Guzman.

Villareal u gjykua të hënën nga një Gjykatë vendase, pasi pranoi se ishte një anëtar në nivel të lartë, i të dy grupeve.

Me nofkën La Barbie, vënë nga kriminelët e tjerë, Villareal fillimisht nisi jetën e krimit duke tregtuar marijuanë, në moshën 26 vjeçare, në qytetin e tij të lindjes Laredo në Texas.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Villareal u bë një gangster 'me peshë' në skenën e krimit meksikan, pasi transportoi me anije 150-180kg kokainë nga Meksika në Amerikë, në qytete si Orleans dhe Memphis.

Villareal raportohet të ketë përdorur rimorkio traktori për të  kontrabanduar sasi të mëdha narkotikësh.

Teksani ishte i lidhur me trafikantin meksikan Arturo Beltran Leyva gjatë kohës që ishte pjesë e kartelit të El Chapo’s Sinaloa.

Dënuar me 49 vite dhe një muaj burg për trafik kokaine dhe pastrim parash, 44 vjeçari është urdhëruar gjithashtu të paguajë një gjobë prej 192 milionë dollarësh tek autoritetet.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përshkruan Villareal-in si një njeri që ngjiti shkallët e kartelit në Meksikë "duke lënë  pas jetë të panumërta të shkatërruara nga droga dhe dhuna"

“Valdez-Villareal u angazhua në dy dekada të krimeve të trafikut të drogës dhe mbretëroi me aktet e pafundme të dhunës dhe kërcënimeve ", tha agjenti i DEA Robert J Murphy pas gjyqit.

“Krimet dhe aktivitetet e tij të pamëshirshme dhe të dhunshme për trafikimin e drogës përbënin një kërcënim të madh për cilësinë e jetës në vendin tonë dhe gjetkë. Dënimi i gjatë i marrë i bën SHBA një vend më të sigurt, "shtoi ai.

/Ora News.tv/