Stërvitjen e parë e nisi në burgun e “Romao Gomes” dhe fusha që ndodhej vetëm pak metra larg banesës së tij ishte ”trampolina” e duhur për brazilianin Gabriel Jesus, që këtë vit po shkëlqen në rradhët e Manchester City-t.

Sulmuesi ka folur për mikrofonat e “Four Four Two” për historinë  që e lidhi me marrëdhënien me topin , mbështetjen e nënës së tij dhe për trajnerin e tij aktual.

“Burgu ‘Romao Gomes’ ishte shumë pranë shtëpisë sime dhe duhej të stërvitesha në fushën e saj. Të burgosurit nuk ishin shumë larg, por nuk kisha kurrë frikë. Në fushën që stërvitesha, luanin vetëm policët. Unë shkoja shumë shpejt në mëngjes, thuajse në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit. Kur luaja aty, shpeshherë më pyesnin nëse isha i dënuar apo i burgosur, por unë e merrja me të qeshur këtë gjë. Doja vetëm të luaja futboll dhe të argëtohesha.

 “Nëna ka qenë gjithmonë pranë meje duke më plotësuar çdo kërkesë apo dëshirë që unë kisha kur isha fëmijë. Madje ajo ishte perfeksioniste si Guardiola dhe më shpjegonte gjithçka me detaje. Nuk dua që të dal në pozicion jashtë loje. Sa herë më ndodh kjo, inatosem shumë. Guardiola më tregon sekretin se si mund ta shmang këtë gjë”- tregon sulmuesi brazilian, i cili ishte edhe autori i golit të tretë në miqësoren që përfaqësuesja braziliane luajti përballë Japonisë.

/Ora News.tv/