"Jeruzalemi", 2 të vdekur nga përleshja mes izraelitëve dhe palestinezëve

"Jeruzalemi",  2 të vdekur nga përleshja mes

Dy palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza gjatë përleshjes pasi presidenti Trump deklaroi se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit.

“Mahmoud al-Masri, 30 vjec, u vra në pikën kufitare mes Gazës dhe Izraelit,” – konfirmoi ministria e Shëndetit në Palestinë.

Akoma nuk dihet identiteti i personit të dytë që ka humbur jetën. Vdekjet e tyre ndodhën nga përplasjet mes forcave izraelite dhe palestineze pas vendimit të Trump për njohjen e Jeruzalemit.

Deri tani, autoritetet palestineze kanë raportuar më shumë se 200 të plagosur.

EMISIONET