Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, Mogherini: Vendimi i Trump na sjellë në periudha më të errëta

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit, Mogherini: Vendimi i Trump na sjellë

Vendimi i presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraeli është shqetësues. Kështu u tha gazetarëve Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini

Mogherini theksoi se “vendimi i presidentit Trump mund të çojë prapa në kohë dhe na sjell në periudha më të errëta"

Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jeruzalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.

Mogherini theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

EMISIONET