Jeremiç: Edhe nëse e zgjidhim problemin me Kosovën, Serbia e ka të vështirë hyrjen në BE

Jeremiç: Edhe nëse e zgjidhim problemin me Kosovën, Serbia e ka

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç ka thënë se Serbia nuk ka pse të zgjedë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, anëtarësimi i Serbisë në BE nuk ndodh edhe nëse zgjidhet çështja me Kosovën, pasi, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh tani, pasi BE nuk ka vullnet politik për zgjerim.

“Është e vërtetë se është e vështirë të imagjinohet hyrja e Serbisë në BE me çështjen e pazgjidhur të Kosovës, por është gjithashtu e vërtetë se Serbia nuk bashkohet me BE edhe nëse ajo e zgjidh çështjen me Kosovën. Është e qartë se në Evropën në këtë kohë nuk ka vullnet politik të nevojshëm për pranimin e shteteve të reja, pavarësisht nëse ata kanë një çështje të hapur territoriale apo jo”, ka thënë Jeremiq gjatë një interviste me televizionin shtetëror serb./Indeksonline/

EMISIONET