Jep dorëheqjen Kryetari i Mitrovicës Veriore
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka dhënë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të kësaj komune.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç konfirmoi paraprakisht se dorëheqje do të japin gjatë ditës edhe kryetarët e tri komunave të tjera veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, shkruajnë mediat kosovare.
Nderkohe qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.
Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës.
Po ashtu në katër komuna veriore të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore, sot rreth orës 10:00 do të mbahen seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku do të ketë diskutim për situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë pjesë të Kosovës.