Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj do të jenë sërish treshja e RTV Ora, në këtë sezon të ri transmetimi televiziv.

Por këtë herë ata kanë zgjedhur të vijnë ndryshe, me një projekt dhe orar të ri transmetimi.

“Surpriza e madhe” e ka quajtur Dajana, teksa ka dhënë e para lajmin për të gjithë ndjekësit e saj.

“Jeni gati per surprizen e rradhes????? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tone. Rikthehemi se shpejti ne ekranin e madh Ora me nje projekt te ri,orar I ri... Ne te tre ;une, besmirmetani dhe hermesnikaj.

P.s ju flm te gjitheve,sepse jemi fale jush dhe nje super falenderim per rtvora ,qe mbeshtet pa kursim, idete tona”, kështu shkruan Dajana në Instagram.

Epo le të presim e të shohim ç’kanë gatuar kjo treshe fantastike.

/Ora News.tv/